Rikthimi i Bibit

Benjamin Netanyahu bëri betimin dhe bëhet kryeministër i Izraelit, duke filluar mandatin e tij të gjashtë


Benjamin Netanyahu bëri betimin dhe bëhet kryeministër, duke filluar mandatin e tij të gjashtë, një rekord në historinë 74-vjeçare të Shtetit të Izraelit.

Qeveria e re e e zotit Netanyahu, është më fetarja dhe më konservatorja në historinë e Izraelit – përbëhet nga parti ultra-ortodokse dhe një fraksion fetar ultranacionalist i ekstremit të djathtë.

Pjesë e koalicionit janë Zionizmi Fetar dhe Pushteti Hebraik, të cilat janë kundër krijimit të një shteti palestinez.

Bashkëshortja e tij, Sara, qëndroi në këmbë dhe duartrokiti nga galeria e Knesset, ku djali i tij, Yair, regjistroi momentin në telefonin e tij.

Netanyahu është përqafuar nga kryetari i ri i Knesset, Amir Ohana.

Paraardhësi i Netanyahut, Yair Lapid, më pas u largua nga plenumi pa i shtrënguar dorën.

Netanyahu zë vendin e tij në rreshtin e parë të Knesset-it përballë podiumit, ku Lapid ishte ulur deri pak kohë më parë.

Pjesa tjetër e ministrave të ardhshëm janë duke u betuar një nga një.

Midis tyre është Ron Dermer, një ish-ambasador izraelit në SHBA dhe një ndihmës i ngushtë i Netanyahut.

Dermer, i cili nuk është deputet, i cili është emëruar Ministër për Çështje Strategjike.

“Bibi” është diplomuar për arkitekturë në Institutin e Teknologjisë të Massachusetts, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndiq “Izraeli Sot” në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret

Netanyahu ka mbrojtur doktoraturën për shkencat politike. Ai është i disa librave, i fundit është “Bibi, historia ime”.

Kryeministri Benjamin Netanyahu zyrtarisht e tejkaloi “atin themelues” të Shtetit të Izraelit, David Ben-Gurion, si kryeministri më jetë gjatë të Izraelit, duke pasur një listë të pasur të sukseseve diplomatike dhe ekonomike, me udhëheqjen e krahut të djathtë.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.