Protestat anti-qeveritare, Irani ezekuton me varje dy protestues

Mohammad Mahdi Karami dhe Seyyed Mohammad Hosseini u varën mëngjesin e sotëm


Dy burra u ekzekutuan në Iran më 7 janar, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e një anëtari të forcës Basij gjatë protestave anti-qeveritare në Karaj, afër kryeqytetit iranian.

“Mohammad Mahdi Karami dhe Seyyed Mohammad Hosseini, autorët kryesorë të krimit që çoi në vrasjen e Ruhollah Ajamian, u varën mëngjesin e sotëm”, njoftoi agjencia gjyqësore e lajmeve, Mizan Online.

Karami dhe Hosseini u dënuan me vdekje në fillim të dhjetorit.

Gjykata e Lartë la në fuqi dënimet me vdekje, duke i akuzuar ata për vrasjen e Ajamian më 3 nëntor.

Të dy i kishin mohuar akuzat kundër tyre dhe thanë se ishin torturuar në burg.

Protestat anti-qeveritare kanë shpërthyer kundër policisë për moral në Iran, pas vdekjes së Mahsa Aminit, 22-vjeçares e cila është ndaluar nga zyrtarë të këtij departamenti, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Më 8 dhjetor, Irani kreu ekzekutimin e parë për protestat anti-qeveritare, duke varur protestuesin Moshen Shekari, pasi Gjykata Supreme hodhi poshtë apelin e tij.

Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International, ka thënë se autoritetet iraniane synojnë të ekzekutojnë edhe dhjetra persona tjerë përmes “gjykimeve të rreme”.

Irani është një prej vendeve që kryen më së shumti ekzekutime në botë. Autoritetet e këtij vendi i ekzekutojnë të burgosurit kryesisht duke i varur./REL

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.