Shkodra, shpëtimtarja e Robert Shvarcit

Familja hebreje Shvarc ishte ndër familjet që u strehuan në Shkodër gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Robert Shvarc ishte vetëm shtatë vjeç, kur mbërriti në Shkodër bashkë me familjen e tij e përbërë nga nëntë anëtarë. Shqipëruesi dhe poeti i famshëm lindi në Sarajevë dhe ishte bir i një babai hebre nga Austria, ndërsa nëna e tij qe nga Elbasani. Familja Shvarc ishte ndër familjet që u strehuan në Shkodër gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një listë me emrat e hebrenjve, e hartuar nga Ministria e Brendshme në vitin 1939, në shumë rrethe të vendit, dëshmon edhe një herë vendosmërinë e palëkundur të shtetit shqiptar për t’i strehuar e mbrojtur hebrenjtë.

Më poshtë botohet lista e shtetasve hebrenj që u vendosën në Shkodër dhe Tiranë nën kujdesin e qeverisë shqiptare të vitit 1939.