Canaj takon Demirin, në fokus rritja e bashkëpunimit të Shqipërisë dhe Kosovës me Izraelin

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael zhvilloi një takim me ambasadoren e Kosovës në Izrael, Ines Demiri


Ambasadori i Shqipërisë në Izrael zhvilloi një takim me ambasadoren e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, në selinë e ambasadës shqiptare.

Sipas njoftimit të ambasadës në Twitter, takimi ishte i shkëlqyer dhe u shkëmbyen mendime për çështjet më të rëndësishme të ditës/marrëdhëniet dypalëshe/Shkëmbim vizitash/dhe rritje të bashkëpunimit të Shqipërisë dhe Kosovës me Izraelin!

Postimi i Ambasadorit Canaj

Kam pasur si gjithmonë një takim të shkëlqyeshëm me miken time, Ines Demirin, të Ngarkuarën me Punë të Kosovës në Izrael.

Gëzohem që pata mundësinë për të biseduar dhe shkëmbyer mendime për çështjet më të rëndësishme të ditës/marrëdhëniet dypalëshe/Shkëmbim vizitash/dhe rritje të bashkëpunimit me Izraelin!

Edhe ambasadorja Ines Demiri reagoi në rrjetet sociale.

“Është gjithmonë nder dhë kënaqësi e veçantë të takohem me mikun tim të çmuar, Shkëlqesinë e Tij, z. Bardhyl Canaj, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Izraelit. Shkëmbyem mendime për temat aktuale dhe biseduam për marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe për bashkëpunimin në rritje ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. 🇽🇰🇦🇱🇮🇱”

Është gjithmonë nder dhë kënaqësi e veçantë të takohem me mikun tim të çmuar, Shkëlqesinë e Tij, z. Bardhyl Canaj,…

Posted by Ines Demiri on Wednesday, January 18, 2023

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike