Inovacioni izraelit, transformon ujin e kripur në të pijshëm përmes energjisë diellore

Kompania Tethys Desalination ka zhvilluar një pajisje inovative që transformon ujin e kripur ose të ndotur në ujë të pijshëm


Kompania izraelite Tethys Desalination ka zhvilluar një pajisje inovative që transformon ujin e kripur ose të ndotur në ujë të pijshëm duke përdorur energjinë e diellit.

Pajisja, e cila mund të instalohet lehtësisht, mund të prodhojë deri në 50 litra ujë të pijshëm çdo ditë dhe të plotësojë nevojat e një familjeje. Për shembull, një grup i njësive të instaluara së bashku mund të sigurojnë ujë një fshati të tërë.

Teknologjia Tethys prodhon ujë të pastër dhe të pijshëm nga çdo burim uji: uji i detit, uji industrial dhe madje edhe uji i kontaminuar, duke ulur koston e prodhimit të ujit të pijshëm me 50%.

Sistemi, i cili nuk ka nevojë për një sistem elektrik për të operuar, do të ndihmojë miliona njerëz në mbarë botën që të kenë ujë të pastër, si dhe të mbështesë nevojat e bujqësisë dhe industrisë, duke reduktuar ndikimin në mjedis.

Themeluesit e kompanisë me bazë në Tel Aviv janë Moshe Tshuva, kreu i departamentit të energjisë në Afeka – Tel-Aviv, Kolegji i Inxhinierisë, i përkushtuar që nga vitet 80 në kërkimin dhe zhvillimin e projekteve të energjisë diellore dhe të gjelbër, dhe Joshua Altman, me 30 vjet përvojë në zhvillimin, menaxhimin dhe mbështetjen e projekteve në fushën e trajtimit të ujit, energjisë diellore, teknologjive infra të kuqe dhe pajisjeve elektronike dhe biomjekësore.

“Të gjitha proceset – shpjegon Joshua Altman – përdorin shumë energji dhe janë shumë agresive ndaj mjedisit. Ne kemi imagjinuar një teknikë të shkripëzimit ekonomik, të thjeshtë dhe energjitikisht efikas. Sistemi bazohet në ciklin e ujit me avullim dhe grumbullimin e ujit përmes shiut”.

Kompania izraelite ka zhvilluar atë që e ajo e quan një “kuti meteorologjike” që imiton dhe i shumëzon proceset atmosferike natyrore të avullimit dhe kondensimit në mënyrë që të ketë ujë të pastër dhe të filtruar nga një shumëllojshmëri e burimeve të tilla si deti apo ujërat nëntokësore.

Impianti i Tethys përbëhet nga një strukturë, e ngjashme me një kuti. Dielli avullon ujin e pisët brenda kuti, duke lënë mbeturina në pjesën e poshtme. Ajo kthehet në avull dhe përfundimisht derdhet poshtë, duke prodhuar ujë të pastër, ashtu si kur bie shi në mënyrë natyrale. Uji i pastër mblidhet më pas në kontejnerë. Ky proces, i cili imiton funksionimin e reve, përsëritet katër herë për të maksimizuar sasinë e ujit të pijshëm të prodhuar.

Shkripëzimi i Tethys është një risi teknologjike që lejon ndërtimin e shpejtë dhe vendosjen e me kosto të ulët, sisteme modulare, jashtë rrjetit (fjalë për fjalë “jashtë rrjetit” në kuptimin që ajo nuk konsumojnë burimet natyrore dhe nuk ndotin) dhe shumë efektive mundësuar ekskluzivisht nga energjia diellore.

Tethys do t’ua bëjë të mundshme ujin e pijshëm miliona njerëzve që jetojnë në komunitete, të cilët thjesht nuk kanë mundësi të ndërtojnë termocentrale për të furnizuar impiantet e shkripëzimit të ujit.

Tethys ka fituar vendin e tretë në kategorinë Business Venture, në WeWork Creator Awards, kompeticioni që mbështet projekte inovative dhe që u mbajt, më 20 qershor në Jerusalem.

Ambasadorja Peleg: Kryeministri David Ben-Gurion, një vizionar i madh!

Kryeministri i parë i shtetit hebre: "Në Izrael, për të qenë realist, duhet të besosh në mrekulli!"

Izrael

Presidenti Herzog: Izraeli i është mirënjohës popullit shqiptar!

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, videomesazh Kuvendit ku shpreh mbështetjen ndaj Shqipërisë

Shqipëri

Kryerabini Yoel Kaplan: Lutem çdo ditë për Shqipërinë!

Gazeta “Izraeli Sot” zhvilloi një intervistë me kryerabinin Yoel Kaplan, në lidhje projektet e "Chabad Albania" në Shqipëri.

Kosove

Mevi Rafuna: “Love in time of Holocaust”, një histori dashurie mes shqiptarëve dhe hebrenjve

Një rrëfim dashurie mes një djali shqiptar me emrin Astrit dhe vajzës hebreje Ana, gjatë Luftës II Botërore.

OPED

“Israeli House Albania” i bëri një shërbim të jashtëzakonshëm Shqipërisë!

Për herë të parë një delegacion nga Shteti i Izraelit, i një niveli shumë të lartë erdhi në Shqipëri

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Izraeli, fuqia e tetë më e madhe bërthamore në botë

Sipas raportit, kryesojnë Rusia dhe SHBA, të ndjekura nga Kina, Franca dhe Britania e Madhe.