Roi Shaposhnik: Izraeli është lider në fushën kibernetike, po e ndihmon Shqipërinë!

Eksperti izraelit i sigurisë kibernetike, Roi Shaposhnik ka dhënë disa këshilla për sigurinë e shqiptarëve.


Eksperti izraelit i sigurisë kibernetike, Roi Shaposhnik, ka dhënë disa këshilla për sigurinë e shqiptarëve, duke theksuar masat që qeveria shqiptare ka marrë.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka thënë se e vetmja gjë që mund të bëni është të përgatiteni për të panjohurën, pasi ky është sulmi i parë që të gjithë qytetarët marrin në çdo fushë.

“Mendoj se Izraeli është lider në fushën kibernetike. Vendi jonë është gjithmonë në rrezik, të paktën ne kështu na pëlqen ta themi dhe kur je në rrezik ti përpiqesh të shpikësh një mënyrë për të mbrojtur veten. Edhe ana kibernetike, është bërë një mjet i jashtëzakonshëm gjatë viteve të fundit.

Megjithatë bota po ndryshon dhe po kthehet në një mjet në të cilin ne po punojmë. Kështu që pjesa kibernetike është një kërcënim për të gjithë ne dhe prandaj ne kemi projektuar shumë mjete për të parandaluar sulmet kibernetike dhe për të adresuar problematika nëse ndodh të përballemi me ndonjë sulm kibernetik.

Unë pata fatin që në Shqipëri të isha më herët dhe kemi bërë një studim të imtësishëm të biznesit këtu. Edhe po ashtu kemi punuar pak me qeverinë dhe kemi kuptuar që ka një kërcënim të menjëhershëm dhe kërcënimi vjen nga ajo që nuk dimë.

Ajo është armiku jonë i madh dhe po ashtu kërcënimi vjen nga fakti që ju nuk keni mundësinë që ditën e sotme që të përballeni me këtë gjë që nuk e dini, me të panjohurën.

E vetmja gjë që mund të bëni është të përgatiteni për atë që nuk dini. Në fillim na panë sikur kishim ardhur nga hëna, ok sigurisht ky është reagimi i parë që ne marrim ndonjëherë. Megjithatë, ne fillojmë me bazat, arsimin, ndërgjegjësimin, ne duhet të kuptojmë që pjesa kibernetike nuk është një pyetje nëse ka për të ndodhur. Pyetja është kur ka për të ndodhur”, u shpreh eksperti.

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Nimrod Yaron: Besojmë fuqishëm në potencialin e bashkëpunimit të biznesit midis Izraelit dhe Shqipërisë

Nimrod Yaron & Co ishte sponsor i "TIRANA - TEL AVIV TECH WEEK", zhvilluar për herë të parë në Shqipëri

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kosove

Bashkëpunim i Izraelit me sektorin e bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqesise i Kosovës, Faton Peci, takim në Izrael me homologun Avi Dichter

OPED

Dita e Kujtesës dhe gabimet e kujtesës

Dalëngadalë, kjo histori është kthyer në një “mit”, që ka depërtuar në kujtesën kolektive të popullit shqiptar, në të gjitha…

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit