Izraeli i konfirmon zyrtarisht Shqipërisë, njohjen për shpëtimin e hebrenjve

Aliza Ben Nun, drejtore politike në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, i dorëzoi Sokol Dedjes, Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, pllakatin e njohjes


Nga Dash Frashëri, Botues i “Izraeli Sot”

Izraeli i konfirmoi zyrtarisht Shqipërisë, njohjen për shpëtimin e hebrenjve vendas dhe strehimin e hebrenjve nga vendet e tjera.

Aliza Ben Nun, drejtore politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, i dorëzoi Sokol Dedjes, Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, pllakatin e njohjes.

Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj; Shefi i Zyrës për Ballkanin, Dan Oryan, dhe diplomatë nga të vendet.

POSTIMI NË TWITTER

Faleminderit Simona Halperin të Ministrisë së Jashtme të Izraelit, për pritjen e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Jashtme të Izraelit në Jerusalem. Lidhjet e forta ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit konfirmohen në konsultimet politike. Aliza Bin Noun, duke i dorëzuar Sokol Dedjes,
njohjen nga Izraeli të Shqipërisë, për shpëtimin e hebrenjve vendas dhe strehimin e hebrenjve nga vendet e tjera.

Edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë reagoi.

? Lidhjet e forta ndërmjet #Shqipërisë dhe #Izraelit konfirmohen në konsultimet politike. ? Identifikuam mënyra për të thelluar më tej bashkëpunimin. ? Krenar për njohjen e #Shqipërisë për shpëtimin e hebrenjve në mes të Shoah. ?????