Peleshi: Izraeli, një aleat dhe partner i rëndësishëm në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me Yuli Edelstein, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Mbrojtjen në Knesset


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, zhvilloi një takim pune me Yuli Edelstein, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Mbrojtjen në Parlamentin e Izraelit, Knesset.

“Izraeli, një aleat dhe partner i rëndësishëm në mbrojtje dhe siguri si dhe një anëtar aktiv i Dialogut Mesdhetar të NATO-s”, shkruan Peleshi në rrjetet sociale.

 

POSTIMI I MINISTRIT PELESHI

Me z. Yuli Edelstein, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Mbrojtjen.

Rikonfirmim i vullnetit të plotë për të avancuar marrëdhëniet tejet pozitive mes dy vendeve.

Izraeli, një aleat dhe partner i rëndësishëm në mbrojtje dhe siguri si dhe një anëtar aktiv i Dialogut Mesdhetar të NATO-s.