Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku dhe ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel, janë shprehur të vendosur për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Izraelit. Në takimin e tyre të sotëm në Tiranë, dy ministrat diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë pushtetin vendor dhe zhvillimin ekonomik.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Mazniku solli në fokus marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe hebrenjve, të cilat kanë një histori të gjatë dhe të veçantë, që kulmon gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur mijëra hebrenj gjetën strehim dhe mbrojtje në Shqipëri.

“Me krenari diskutuam për këtë histori të përbashkët me ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel, në vizitën e tij në vendin tonë. Gjithashtu, folëm për mundësinë e bashkëpunimit në rrafshin e pushtetit vendor, si dhe për të shkëmbyer eksperiencat midis qyteteve tona në fusha ekonomike,” theksoi ministri Mazniku.

Marrëdhëniet Shqipëri-Izrael po forcohen gjithnjë e më shumë në aspektin ekonomik dhe jo vetëm. Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Izraelit shtrihet në shumë fusha, duke nisur nga buqësia, energjia, inovacioni, kultura etj.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte një nga vendet e pakta që ofroi strehim për hebrenjtë, duke i mbrojtur ata nga persekutimi nazist. Kjo trashëgimi e mikpritjes dhe mbështetjes ka vazhduar të forcohet me kalimin e viteve, duke krijuar një bazë të fortë për bashkëpunim në të gjitha fushat.

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023