Presidenti Rivlin autorizon Netanyahun të formojë qeverinë e re izraelite

Kryeministri aktual ka 28 ditë kohë për të formuar qeverinë e 35-të në historinë e Izraelit


Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, i dha autorizimin Benjamin Netanyahut, kreut të partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare, Likud, për të nisur bisedimet e tij për formimin e qeverisë së re izraelite, e 35-ta në radhë.

Netanyahu, i cili është njëkohësisht edhe kryeministri actual i Izraelit, hyri në histori si pari kryeministër me pesë mandate në shtetin hebraik.

Koalicioni i djathtë fitoi 66 mandate nga 54 që ka opozita e majtë në paralmentin me 120 anëtarë, apo Knesset, siç quhet në gjuhën hebraike.