Ambasada e Shqipërisë në Izrael dënon sulmet me raketa nga ana e Gazës: Të pajustifikueshme!
Në një postim në Twitter, Ambasada shqiptare dënoi lëshimin e më shumë se 400 raketave nga Gaza drejt civilëve izraelitë
Ambasada e Shqipërisë në Izrael reagoi fuqishëm pas sulmeve me raketa në Gaza, duke dënuar përshkallëzimin e dhunshëm të situatës.
Në një postim në Twitter, Ambasada shqiptare në Izrael, thotë se dënon lëshimin e më shumë se 400 raketave nga Gaza drejt civilëve izraelitë duke e quajtur “një veprim i papranueshëm dhe i pajustifikueshëm”.
“Ne dënojmë përshkallëzimin e dhunshëm të situatës në Izraelin jugor, me më shumë se 400 raketa nga Gaza ndaj civilëve, si një veprim i papranueshëm dhe i pajustifikueshëm. Ne mbështesim përpjekjet e nevojshme për kundër përshhkallëzimit!”, shkruan Ambasada shqiptare në Izrael.
Sipas ministrisë e mbrojtjes në Izrael, 220 ushtarë palestinezë janë arrestuar nga izraelitët dhe pritet që situata të tensionohet gjatë orëve në vijim.
We condemn the violent escalation of situation in southern Israel, with more than 400 rockets from Gaza towards civilians, as an unacceptable and unjustifiable act. We support the necessary efforts for de-escalation! https://t.co/zDvgC4LQMY
— Albania in Israel (@AlEmbassyIsrael) May 5, 2019
Sipas raportimeve nga mediat në Izrael qindra persona rezultojnë të humbur pas sulmeve me raketa ndërsa katët të tjerë kanë humbur jetën.