Ambasadorja Floreta Faber: Sa shumë të përbashkëta dhe për të mësuar midis Shqipërisë dhe Izraelit

Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Floreta Faber, po kryen një vizitë pune në Izrael, e ftuar nga American Jewish Committee – AJC (Komiteti Amerikano Hebre), në kuadër të një “Projekti Këmbimi” (Project Interchange) të organizuar nga AJC.

Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Floreta Faber

E mrekulluar nga udhëtimi im i parë në Izrael në kuadër të Projektit të Këmbimit të AJC Global. Bordi i AJC do të vizitojë Shqipërinë gjatë kësaj jave. Nuk është koincidencë, tregon se shumë gjëra të përbashkëta kemi dhe tani për të mësuar dhe shkëmbyer midis Shqipërisë dhe Izraelit”, shkruan ambasadorja Faber në llogarinë e saj në Twitter.

Në të njëjtin aktivitet ndodhet edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku

Komiteti Amerikan Hebre (AJC) punon për të rritur mirëqenien e popullit hebre dhe Izraelit, dhe për të avancuar të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike në mbarë botën.