Projekte investimesh në Shqipëri, Kryeministri Rama takon grupin izraelit “Menachem”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti drejtuesit e grupit ekonomik izraelit “Menachem Group”, duke diskutuar rreth mundësive të biznesit dhe eksplorimin e tregjeve të përbashkëta, kryesisht investime në porte.

Lajmin e bëri të ditur, Ambasada e Shqipërisë në Izrael, përmes një njoftimi në Twitter.

Në takim ishin edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendeler, si dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael, Ilir Kokeri.