Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni Izraelin, do të merrni një goditje fatale

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyhahu, ka paralajmëruar për një hakmarrje “të fortë” kundër çdo vendi që sulmon Izraelin.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyhahu, ka paralajmëruar për një hakmarrje “të fortë” kundër çdo vendi që sulmon Izraelin.

Gjithashtu, ai riafirmon mbështetjen ndaj SHBA-ve për vrasjen e Komandantit Ushtarak iranian Qasem Soleimani në sulmin e urdhëruar nga Presidenti amerikan Donald Trump.

“Kushdo që përpiqet të na sulmojë do të marrë goditjen më të fortë”, tha Netanyahu siç citon Reuters.

‘Goditja më e fortë’ do të jetë për ata që sulmojnë Izraelin tha ai, në një kohë që Teherani ka nisur sulmet në bazat irakiane që strehojnë ushtarë amerikanë.