Prodhon ujë të pijshëm nga ajri, kompania izraelite nderohet me medalje në SHBA

Gjeneratori Genny, i prodhuar nga kompania izraelite Watergen, u vlerësua si Produkti më Efikas Energjetik i Vitit në ceremoninë e Konsumit Elektronik në Las Vegas të mbajtur pak ditë më parë. Genny është listuar në “100 shpikjet më të mira” të revistës “TIME” të vitit 2019, në “kategorinë e të mirave sociale”.


Kompania izraelite Watergen, e cila prodhon gjeneratorin Genny, të  aftë të shndërrojë ajrin në ujë të pijshëm, duke përdorur teknologjinë e patentuar, Genous, u vlerësua si Produkti më Efikas Energjetik i Vitit në ceremoninë Gala të Konsumit Elektronik për shtëpitë zgjuara të zhvillua në Las Vegas këtë javë.

Themeluar në vitin 2009 nga sipërmarrësi izraelit dhe ish komandanti i zbulimit luftarak Arye Kohavi dhe një ekip inxhinierësh, Watergen u krijua fillimisht për të siguruar ujë lehtësisht të arritshëm për ushtarakët në të gjithë botën.

Pas blerjes së kompanisë nga Michael Mirilashvili, një miliarder ruso-izraelit dhe nënkryetar i Kongresit Botëror Hebre, kompania zhvendosi fokusin e saj duke trajtuar mungesën e ujit dhe duke iu përgjigjur nevojave të civilëve pas katastrofave natyrore.

Prodhuesi i ujit, i cili duket si një ftohës uji, është i aftë të prodhojë midis 25-30 litra ujë në ditë duke përdorur teknologjinë e kompanisë GENius.

Gjeneratorët e saj janë përdorur në vende si India, Afrika e Jugut, Vietnami, Sierra Leone, Kina, Uzbekistani dhe SHBA.

Genny është listuar në “100 Shpikjet më të mira” të revistës TIME të vitit 2019, në ” kategorinë e të mirave sociale”.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.