Ambasadori Canaj takim me Koordinatorin e OKB-së për Lindjen e Mesme

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në një drekë pune me ambasadorët e shteteve të Balllanit në Izrael si dhe me Koordinatorin e Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Nikolai Mladenov, ish-ministër i Bullgarisë, ku u diskutua në lidhje me ndryshimet dinamike në Lindjen e Mesme, pas “Marrëveshjes së Shekullit”, të prezantuar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

“Faleminderit Ambasadës Bullgare për drekën e punës me ambasadorët e shteteve të Ballkanit në Izrael si dhe me Koordinatorin e Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Nikolai Mladenov, ku diskutuam në lidhje me ndryshimet dinamike në Lindjen e Mesme, pas “Marrëveshjes së Shekullit”. Vetëm një bashkekzistencë paqësore mund të zgjidhë potencialin e të gjithë rajonit”, shkruan ambasada shqiptare në Izrael, në një mesazh të sajin në Tëitter.

“Marrëveshja e Shekullit” (Deal of the Century) u prezantua nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në lidhje me arritjen e paqes midis Izraelit dhe Palestinës, me krijimin e dy shteteve.