Vjosa Osmani: Njohja e Kosovës nga Izraeli, një nga më të rëndësishmet
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e konsideroi njohjen e Kosovës nga Izraeli, si një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës prej një kohë të gjatë.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e konsideroi njohjen e Kosovës nga Izraeli, si një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës prej një kohë të gjatë.
Kryerparlamentarja thekson se, kjo dhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës.
“Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës”, shkruan kryeparlamentarja e Kosovës në një postim në rrjetet sociale.