Rivlin kërkon ngritjen e një qyteti të ri arab në Izrael

Izraelisot.com, 6 shkurt 2015 – Presidenti Reuven Rivlin shprehu dëshirën e tij për të parë një qytet të ri arab të themeluar në Izrael.

Duke folur me 50 liderë të këshillave rajonale dhe bashkiakë nga komuniteti arab në zyrën e tij rezidenciale, Rivlin tha se integrimi i gjuhës arabe në shkollat izraelite mund të jetë më i thellë.

Rezidenca e Presidentit mund të shërbejë si një adresë për komunitetin arab për t’i vendosur ato në axhendën kombëtare, premtoi Rivlin.

rivlin-arab

Sipas komunikatës së shpërndarë nga zyra e presidentit Rivlin, krerët e komunitetit arab shprehën dëshirën për një integrim më të madh në shoqërinë izraelit dhe për rritjen e punësimit në komunitetet arabe.

Një grup punë, i menaxhuar nga zyra e Presidentit, do të krijohet për të shqyrtuar zgjidhjet e çështjeve të ngritura në takim.

Lexo më shumë