Kreu i AJC, David Harris: Urime Ditën e Pavarësisë Shqipëri, aleat i SHBA-ve dhe mik i Izraelit

Drejtori Ekzekutiv i American Jewish Committee (AJC), Z. David Harris, përmes një statusi në Twitter ka pëshëndetur Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.


Drejtori Ekzekutiv i American Jewish Committee (AJC), Z. David Harris, përmes një statusi në Twitter ka pëshëndetur Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Një komb i vogël, i vendosur strategjikisht, Shqipëria u pushtua për shekuj me radhë nga Perandoria Osmane. Më vonë nga fashistët, nazistët, komunistët. Sot, Shqipëria është e lirë. Është një anëtar i NATO-s, aleat i SHBA-ve, aspirant i BE-së, mik i Izraelit”, shkruan Harris.

Postimi i Plotë 

Urime, #Shqipëria, Dita e Pavarësisë!

Një komb i vogël, i vendosur strategjikisht, Shqipëria u pushtua për shekuj me radhë nga Perandoria Osmane. Më vonë nga fashistët, nazistët, komunistët.

Sot, Shqipëria është e lirë. Është një anëtar i NATO-s, aleat i SHBA-ve ??, aspirant i BE-së, mik i Izraelit ??.

Një udhëtim mahnitës!