Kurti bisedë me Dhomën Ekonomike Amerikë-Izrael: Do të forcojmë bashkëpunimin ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me të ngarkuarën me punë, Ines Demiri kanë qenë pjesë e ngjarjes së Dhomën Ekonomike të Tregtisë Amerikë-Izrael.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me të ngarkuarën me punë, Ines Demiri kanë qenë pjesë e ngjarjes së Dhomën Ekonomike të Tregtisë Amerikë-Izrael.

Kurti shkruan në rrjetin social në Twitter se është i kënaqur që bisedoi me Dhomën Amerikano-Izraelite për Tregti.

Kurti tha se populli i Kosovës ka një lidhje historike me Izraelin, e që shpreson që këtë lidhje ta forcojnë edhe tani, përmes bashkëpunimi ekonomik.

“Kënaqësi të flas sot në ngjarjen e Dhomën Ekonomike, Amerikë-Izrael, së bashku me të ngarkuarën me Punë të Kosovës Ines Demiri. Populli ynë ka një lidhje historike, dhe ne shpresojmë ta forcojmë atë në të tashmen, veçanërisht përmes bashkëpunimit ekonomik”, shkraun Kurti.