Muzeu Hebraik në Vlorë, ambasadorja Peleg takon ministren Margariti

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, takohet me Ministren e Kulturës, Elva Margariti.


Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, e shoqëruar nga zv.ambasadori Hanout Baghamian u takua me Ministren e Kulturës, Elva Margariti.

Në fokus ishte bashkëpunimi në projektet e kulturës dhe trashëgimisë dhe Muzeu Kombëtar Hebre në Vlorë.

“Sot (zv.ambasadori) Hanout Baghamian dhe unë takuam Ministren e Kulturës, Elva Margariti. Mësuam për programet e udhëhequra nga ministria e saj dhe diskutuam bashkëpunimin në projektet e kulturës dhe trashëgimisë. Sigurisht që folëm për Muzeun Kombëtar Hebre në Vlorë. Mezi presim të punojmë së bashku”, shkruan ambasadorja Peleg në postimin e saj në Twitter.