Gërvalla uron Cohen: Shalom dhe të thellojmë bashkëpunimin!

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, uroi Ministrin e Jashtëm të Izraelit, Eli Cohen, me rastin e marrjes së detyrës.


Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, uroi Ministrin e Jashtëm të Izraelit, Eli Cohen, me rastin e marrjes së detyrës.

“Shalom dhe urime Ministrit të Jashtëm të sapoemëruar të Izraelit, Eli Cohen. Presim me padurim forcimin e mëtejshëm të miqësisë sonë historike dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy kombeve tona”, shkruan ministrja Gërvalla në Twitter.