Canaj takon Demirin, në fokus rritja e bashkëpunimit të Shqipërisë dhe Kosovës me Izraelin

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael zhvilloi një takim me ambasadoren e Kosovës në Izrael, Ines Demiri


Ambasadori i Shqipërisë në Izrael zhvilloi një takim me ambasadoren e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, në selinë e ambasadës shqiptare.

Sipas njoftimit të ambasadës në Twitter, takimi ishte i shkëlqyer dhe u shkëmbyen mendime për çështjet më të rëndësishme të ditës/marrëdhëniet dypalëshe/Shkëmbim vizitash/dhe rritje të bashkëpunimit të Shqipërisë dhe Kosovës me Izraelin!

Postimi i Ambasadorit Canaj

Kam pasur si gjithmonë një takim të shkëlqyeshëm me miken time, Ines Demirin, të Ngarkuarën me Punë të Kosovës në Izrael.

Gëzohem që pata mundësinë për të biseduar dhe shkëmbyer mendime për çështjet më të rëndësishme të ditës/marrëdhëniet dypalëshe/Shkëmbim vizitash/dhe rritje të bashkëpunimit me Izraelin!

Edhe ambasadorja Ines Demiri reagoi në rrjetet sociale.

“Është gjithmonë nder dhë kënaqësi e veçantë të takohem me mikun tim të çmuar, Shkëlqesinë e Tij, z. Bardhyl Canaj, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Izraelit. Shkëmbyem mendime për temat aktuale dhe biseduam për marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe për bashkëpunimin në rritje ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. ??????”

Është gjithmonë nder dhë kënaqësi e veçantë të takohem me mikun tim të çmuar, Shkëlqesinë e Tij, z. Bardhyl Canaj,…

Posted by Ines Demiri on Wednesday, January 18, 2023