“Ja vlen të investosh në Kosovë!”, Dhoma Ekonomike e Izraelit fton sipërmarrësit izraelitë

Dhoma e Ekonomike e Izraelit (Chamber.gov.il) shkrim për mundësitë që ofron Kosova për investitorët izraelitë.


Dhoma e Ekonomike e Izraelit (Chamber.gov.il) i ka kushtuar një shkrim të posaçëm mundësive që ofron Kosova për investitorët izraelitë.

“Ja vlen të njiheni: Kosova si destinacion i ri për tregti dhe biznes, a e dinit?”, është titulli i shkrimit, ku theksohet se “Kosova është një ekonomi në zhvillim: që nga fitimi i pavarësisë në vitin 2008, ekonomia e Kosovës është në një trend rritës prej rreth 4% çdo vit”.

SHKRIMI I PLOTË

Ja vlen të njiheni: Kosova si destinacion i ri për tregti dhe biznes, a e dinit?

Kosova është një ekonomi në zhvillim: që nga fitimi i pavarësisë në vitin 2008, ekonomia e Kosovës është në një trend rritës prej rreth 4% çdo vit. Politika ekonomike e Kosovës e bën atë ekonominë më të hapur në Ballkan, me rreth 50% të bizneseve në tregun e saj të angazhuara në tregtinë ndërkombëtare.

Pjesa më e madhe e prodhimit të Kosovës është e përqendruar në bujqësi, përpunim të drurit dhe zdrukthtari, ndërtim, energji dhe industri gurore.

Në përgatitje për webinarin që do të mbajmë me temën “mundësitë e biznesit me Kosovën”, ja disa detaje rreth një vendi në Ballkan që ia vlen të njiheni

Kosova kryesisht eksporton metale (47% të totalit të eksporteve) dhe minerale (30% të eksporteve totale), përveç produkteve ushqimore, plastikës dhe gomës, makinerive, pajisjeve elektrike dhe tekstilit.

Konkretisht në Izrael, Kosova eksporton disa veshje, lëkurë, dyshekë dhe pije joalkoolike.

Ndër industritë kryesore me potencial të madh eksporti, mund të përmendim fushën e minierave, ndërtimtarisë, tekstilit, përpunimit të drurit dhe zdrukthtarisë dhe TIK-ut.

Në fushën e TIK-ut, Kosova ofron shërbime SAS/konsulencë IT, shërbime harduerike dhe shitje softuerësh, duke përdorur teknologjitë e të dhënave të mëdha dhe AI.

Oda Ekonomike e Kosovës ka përgatitur një pasqyrë të detajuar të ekonomisë së vendit, investimeve dhe biznesit me Kosovën.

*Në shkurt do të mbajmë një webinar mbi mundësitë e biznesit me Kosovën – data do të shpallet më vonë*

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.