Përse Mossad vrau liderin e Al-Qaeda, Abu Muhammad al-Masri

Më 7 gusht, agjentët e Mossad që i përkisnin njësisë Kidon të agjencisë spiune izraelite vranë Abu Muhammad al-Masri, i dyti në komandë i Al-Qaeda dhe vajza e tij Maryam, e veja e Hamzah bin Laden, djalit të Osama bin Laden, në Teheran. Mossad ka një histori të gjatë të vrasjeve brenda Iranit dhe duhet të ketë një prani të fortë në Republikën Islamike.

Numri 2 Al-Qaeda po planifikonte sulme terroriste ndaj Izraelitëve dhe Hebrenjve kur ai u vra në Iran

Numri 2 Al-Qaeda, Abdullah Ahmed Abdullah, i cili sipas “The New York Times” u vra në Teheran nga agjentët izraelitë me urdhër të SHBA-ve, po planifikonte sulme ndaj targeteve hebreje dhe izraelite kur ai u vra, sipas lajmeve të “Kanalit 12” të Izraelit.