Shqipëria mbyll shkollën “Saadi”, financohej nga Irani

Ministria e Arsimit ka mbyllur shkollën “Saadi” që ushtronte aktivitet prej disa vitesh në Tiranë. Vendimi është marrë ditët e fundit dhe mban firmën e ministres së Arsimit, Besa Shahini. Pak ditë më parë u shpallën “non grata” dy diplomatë: Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast.