Kompozitori i famshëm izraelit, Boris Pigovat: “Lule Bore” e meriton të jetë himni i “IsraAlb”

Boris Pigovat është një nga emrat më të mëdhenj të muzikës izraelite dhe asaj botërore. Kënga e famshme shqiptare “Lule borë”, e përpunuar nga Pigovat është shndërruar në himnin e koncerteve “IsraAlb” të pianistes Almira Emiri, kudo ku ajo është luajtur në Izrael, Kosovë dhe Shqipëri. Kjo intervistë e bukur u realizua nga pianistja Almira Emiri për gazetën online “Izraeli Sot”.

“Lule borë” me aromë izraelite në koncertin “Isralb” në Prishtinë

Versioni i përpunuar nga kompozitori i famshëm izraelit, Boris Pigovat, do të luhet nga pianistja shqiptare, Almira Emiri në koncertin “IsraAlb”, në 2 maj në Sallën e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.