Mbrojtja e hebrenjve në Shqipëri, në Vienë shfaqet dokumentari “The Albanian Code”

Në kuadër të Ditës së Kujtesës, që mbahet çdo vit, më 27 janar, për t’u bërë homazh viktimave të Shoah dhe për të nderuar të mbijetuarit, departamenti i informacionit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe “Ciné ONU” që funksionon pranë saj në Vjenë, Bruksel dhe Gjenevë, organizuan shfaqjen online në mbarë Europën të filmit “The Albanian Code” të regjisores Yael Katzir.


Diskutim në Vienë për mbrojtjen e hebrenjve në Shqipëri
Organizata e Kombeve të Bashkuara (selia e Vienës) dhe Ciné-ONU pranë saj organizojnë shfaqjen e dokumentarit “The Albanian Code”
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit (Shoah)
Në kuadër të Ditës së Kujtesës, që mbahet çdo vit, më 27 janar, për t’u bërë homazh viktimave të Shoah dhe për të nderuar të mbijetuarit, departamenti i informacionit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe “Ciné ONU” që funksionon pranë saj në Vjenë, Bruksel dhe Gjenevë, organizuan shfaqjen online në mbarë Europën të filmit “The Albanian Code” të regjisores Yael Katzir.
Kjo veprimtari u zhvillua në bashkëpunim me misionet e përhershme të Izraelit dhe Shqipërisë në Kombet e Bashkuara (Vjenë).
Me pamje filmike unike, dokumentari paraqet historinë e panjohur të mijëra hebrenjve që u shpëtuan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në film, të mbijetuarat Ennie Altaraz dhe vajza e saj Michal Kaplan, dëshmojnë si udhëtuan për në Shqipëri; si Ennie dhe familja e saj u strehuan nga shqiptarët pas ikjes nga Jugosllavia. Për këtë arsye Ennie vendosi të kthehet në Shqipëri për të falënderuar të gjithë ata që e shpëtuan atë dhe familjen e saj. Ky udhëtim është plot me të papritura. Dokumentari sjell dëshmi si hebrenjtë u shpëtuan nga kombi shqiptar, duke iu referuar kodit të tij moral, duke shfaqur humanizëm edhe në kohërat më të vështira.
Kjo ngjarje, që mblodhi rreth 270 pjesëmarrës në një videotransmetim dhe videokonferencë, u hap me përshëndetjet e z. Mordechai Denis Paul Rodgold, ambasador i Shtetit të Izraelit në Austri dhe përfaqësues i përhershëm në OSBE dhe në OKB në Vjenë; si dhe të ambasadorit Igli Hasani, përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë në OKB në Vjenë.
Pas shfaqjes së filmit, Martin Nesirky, drejtori i drejtorisë së informacionit në Kombeve të Bashkuara (UNIS) në Vjenë, ftoi të bashkohen me panelin e diskutimit dhe audiencën regjisoren e filmit Yael Katzir, të mbijetuarat në Shqipëri Ennie Altaratz e Michal Kaplan, dhe Shaban Sinanin, autor shqiptar i librit “Jews and Albanians”, gjithashtu konsulent shkencor i dokumentarit.
“Ajo që më frymëzoi të bëj këtë film është ajo çka mund të bëjnë njerëzit dhe humanizmi që ata tregojnë. Çdokush që ka një histori duhet ta tregojë atë, sepse ne mësojmë shumë prej saj”, tha znj. Katzir.
I pyetur se çfarë kanë ndryshe shqiptarët, që mund të shpjegojë pse ata i mbrojtën hebrenjtë gjatë Luftës, Shaban Sinani tha: “Shqiptarët janë si çdo komb tjetër. Ndryshimi qëndron në historinë kulturore dhe fetare të tyre, një popull me katër bashkësi fetare tolerante ndaj njëra-tjetrës. Në vitin 1932 edhe hebrenjtë u njohën si bashkësi e barabartë me to. Shpjegimi është edhe në faktin që shqiptarët kanë si sjellje etnotipike përgjegjësinë për të mbrojtur ata që janë në rrezik. Solidariteti krijon një lidhje të fortë që mund të shpëtojë jetë njerëzish, diçka për të cilën znj. Altaraz tha se do të jetë përgjithmonë mirënjohëse. Pavarësisht se tani ajo ka një jetë të lumtur, gjithmonë do ta kujtojë ikjen nga Jugosllavia për në Shqipëri. Mbetet një mësim i rëndësishëm për brezat e ardhshëm, që i ndryshmi në etni, gjuhë apo besim të shihet si vetja”, tha z. Sinani.
Znj. Kaplan pohoi atë çka tha nëna e saj, duke shtuar: “Ndihem pjesë e një brez të dytë të mbijetuarish dhe është përgjegjësia jonë që të mbajmë gjallë këtë kujtimin. Ne kurrë nuk harrojmë”.
Z. Martin Nesirky e mbylli diskutimin me një citim të mesazhit të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB António Guterres: “Ky vit duhet të jetë viti i shërimit. Shërimit nga pandemia dhe shërimit të vlerave morale të shoqërive të verbuara nga urrejtja. Ndërsa kujtojmë ata që vdiqën në Holokaust dhe nderojmë të mbijetuarit, kontributi ynë më i mirë është krijimi i një bote ku mbizotëron barazia, drejtësia dhe dinjiteti për të gjithë”.
Për të shënuar këtë ditë të rëndësishme, UNIS Vjena dhe misioni i përhershëm i Izraelit në OKB (Vjenë) gjithashtu organizuan një ceremoni virtuale përkujtimore në youtube, duke shfaqur mesazhe nga Sekretari i Përgjithshëm Guterres; nga drejtori i përgjithshëm i Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Vjenë (UNOV) Ghada Waly; nga ministri i jashtëm i Izraelit Gabi Ashkenazi dhe ambasadori Rodgold.
Për njoftimin anglisht rreth kësaj ngjarjeje klikoni këtu:

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.