Ministri i Jashtëm i Izraelit, Ashkenazi: Faleminderit Kosovës për të hapur ambasadën në Jeruzalem!

Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabi Ashkenazi dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj Stublla mbajtën bisedën e tyre të parë telefonike. Ai e falënderoi Ministren kosovare, për qëllimin e saj për të hapur një ambasadë në Jeruzalem dhe për vendimin e rëndësishëm për të njohur Hezbollahun, duke përfshirë të gjitha krahët e tij, si një organizatë terroriste.

Haradinaj-Ashkenazi, telefonatë historike. Ministrja e Jashtme e Kosovës: Së shpejti vizitoj Izraelin

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj zhvilloi sot një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gabi Ashkenazi. Biseda 30-minutëshe u fokusua në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael.

Para njohjes formale nga Izraeli, Kosova merr vendim për antisemitizmin

Me propozimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj–Sublla, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi vendimin kundër antisemitizmit, duke e renditur kështu Kosovën siç tha ajo krah shteteve aleate e strategjike të saj, në luftën kundër gjuhës së urrejtjes ndaj semitëve.

Meliza Haradinaj: Historike njohja e Kosovës nga Izraeli, ambasada në Jerusalem

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e konsideron historike njohjen e Kosovës nga Izraeli me ndërmjetësimin e ShBA-ve.

Kosova përshëndet marrëveshjen Izrael-EBA, Meliza Haradinaj: Dëshmi për paqe dhe zhvillim!

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka bërë një reagim rreth marrëveshjes midis Izraelit dhe Emiratave të Bashkuara Arabe duke e quajtuar historike.

“The Jerusalem Post”: Kosova shpall Hezbollah si organizatë terroriste

Gazeta izraelite: Republika e Kosovës ka shpallur zyrtarisht organizatë terroriste si krahun ushtarak edhe krahun politik, deklaroi Meliza Haradinaj, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të martën në Twitter.