Ministri i Jashtëm i Izraelit, Ashkenazi: Faleminderit Kosovës për të hapur ambasadën në Jeruzalem!

Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabi Ashkenazi dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj Stublla mbajtën bisedën e tyre të parë telefonike. Ai e falënderoi Ministren kosovare, për qëllimin e saj për të hapur një ambasadë në Jeruzalem dhe për vendimin e rëndësishëm për të njohur Hezbollahun, duke përfshirë të gjitha krahët e tij, si një organizatë terroriste.


Ministri i Punëve të Jashtme Gabi Ashkenazi dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj Stublla mbajtën bisedën e tyre të parë telefonike sot (e enjte, 1 tetor). Gjatë bisedës, ata diskutuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Kosovës dhe ranë dakord që Kosova do të dërgojë një delegacion në Izrael, i pari i këtij lloji, i cili do të vërë në lëvizje procesin.

Ministri i Jashtëm i Ashkenazi falënderoi Ministren kosovare, për qëllimin e saj për të hapur një ambasadë në Jeruzalem dhe për vendimin e rëndësishëm për të njohur Hezbollahun, duke përfshirë të gjitha krahët e tij, si një organizatë terroriste.

(Komunikata e Zëdhënësit i Ministrisë së Jashtme)

Ministri i Punëve të Jashtme Gabi Ashkenazi dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj Stublla mbajtën bisedën e tyre të parë telefonike sot (e enjte, 1 tetor). Gjatë bisedës, ata diskutuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Kosovës dhe ranë dakord që Kosova do të dërgojë një delegacion në Izrael, i pari i këtij lloji, i cili do të vërë në lëvizje procesin.

Ministri Ashkenazi falënderoi Ministren kosovare për qëllimin e saj për të hapur një ambasadë në Jeruzalem dhe për vendimin e rëndësishëm për të njohur Hezbollahun, duke përfshirë të gjitha krahët e tij, si një organizatë terroriste. Ministri i Jashtëm i shprehu vlerësimin e tij personal Ministrit për udhëheqjen e procesit të miratimit nga Kosova të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA.

Gjatë takimit, ministrat diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik midis vendeve, si dhe realitetin e ri në Lindjen e Mesme pas Marrëveshjeve të Abrahamit.

Edhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj reagoi pas bisedës telefonike me Ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gabi Ashkenazi, që u fokusua në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael.

 

Postimi i plotë

Sot pata telefonatën e parë historike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit Z. Gabriel Ashkenazi, e cila shënon një hap të rëndësishëm përpara në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

Diskutuam mbi rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit dhe ndikimin e madh që ka kjo marrëdhënie për të dy vendet tona, e ndërtuar mbi bazat e miqësisë së jashtëzakonshme midis popujve tanë paqedashës.

E sigurova homologun tim izraelit se Kosova është e përkushtuar me kapacitet të plotë për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke nderuar gjithashtu mikun dhe aleatin tonë të madh të përbashkët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I konfirmova Z. Ashkenazi edhe qëllimin tonë për të hapur Ambasadën tonë në Jeruzalem.

Pranova ftesën e Z. Ashkenazi për të vizituar Izraelin, dhe së bashku ramë dakord për të zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit në Jeruzalem sa më shpejt të jetë e mundur, dhe vendosëm të shkojmë përpara menjëherë me një grup të përbashkët pune për të materializuar këtë arritje.

?????

Sot pata telefonatën e parë historike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit Z. Gabriel Ashkenazi, e cila…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Thursday, October 1, 2020

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.