Shefi mjekësor hebre i “Moderna”: Izraeli ndër të parët që do të marrë vaksinën anti-Covid

Shefi mjekësor izraelit i “Moderna” tha të hënën se Izraeli do të ishte ndër vendet e para në radhë për të marrë vaksinën e tij të koronavirusit, disa orë pasi kompania amerikane njoftoi rezultatet fillestare që tregojnë se vaksina është 94.5 për qind efektive.

Dr. Tal Zaks, hebreu i vaksinës “Moderna” kundër Covid-19

Me origjinë nga Ra’anana, qytet në Izraelin Qendror, Zaks u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në 1996. Ai ishte shpallur si një nga 50 hebrenjtë më influencë për vitin 2020 nga gazeta izraelite “The Jerusalem Post”.