Paguani në supermarket për më pak se 30 sekonda

Startupi izraelit SuperSmart ofron mundësi për të paguar në supermarket pa hequr sendet nga karroca


Një startup izraelit, SuperSmart, synon të revolucionarizojë shitjet me pakicë, duke ofruar mundësinë të paguash pa lënë kartën e kreditit ose karrocën e blerjeve tek arkëtari.

Gjithnjë e më shumë në supermarkete arkat tradicionale janë hequr dhe po zëvendësohen me kuti automatike.

SuperSmart skanon blerjet dhe përmes një aplikacion realizon direkt pagesën përmes kartë së kreditit, që ka klienti.

Së pari duhet të shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj të mençur.


Lexo edhe këto


Pastaj kur të mbërrini në dyqan, filloni pazarin tuaj duke skanuar bar kodin e secilit produkt dhe kur të keni mbaruar, shkoni në “check-out”,një lloj arke, në një farë mënyre.

Çdo gjë pastaj do të ndodhë në më pak se 30 sekonda. Në fillim, ju do të vendosni karrocën apo arkën tuaj në një vend të përcaktuar në supermaket, mbi një peshore.

Automatikisht bëhet llogaritja e peshës së të gjitha produkteve që janë në karrocë dhe pastaj një krahasim me peshën e produkteve që keni skanuar.

Nëse pesha është e njëjtë, paguani përmes aplikacionit tuaj në të cilin keni regjistruar kartën tuaj të kreditit dhe gjithçka është e përfunduar.

Nëse ka një ndryshim në peshë, nëse është më i rëndë se sa pritej, do të thotë që ke harruar të skanosh disa produkte. Sensorët do t’i gjejnë ato dhe ju do të shihni të shfaqet në ekranin e smartphone tuaj, listën e këtyre produkteve. Ju shtoni ato me dorë dhe ju paguani.

SuperSmart është instaluar tashmë në supermarkete në Izrael.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.