“Interstitium”, mjekët izraelitë zbulojnë një organ të ri në trupin e njeriut

Mjekët e Mount Sinai Beth Israel zbuluan “interstitiumin”. Mund t’i ndihmojë ata që të kuptojnë përhapjen e kancerit në trup


Shkencëtarët izraelitë kanë identifikuar një organ të ri në trupin e njeriut, një zbulim që me shpresë mund t’i ndihmojë ata që të kuptojnë përhapjen e kancerit në trup.

 

Shtresat e trupit, të cilat më parë besohej se ishin inde të dendura lidhëse, në fakt janë rezerva të ndërlidhura të mbushura me lëngje, të cilat shkencëtarët i kanë quajtur “interstitium”.

I mbështetur nga një masë e fortë dhe fleksibël proteinash të indeve lidhëse, interstitium mbron organet, muskujt dhe enët e gjakut, që e mbajnë trupin tonë gjallë, duke absorbuar goditjet dhe shokun.

Mjekët e Qendrës Mjekësore të Mount Sinai Beth Israel në Izrael, Dr. David Carr-Locke dhe Dr Petros Benias zbuluan “interstitiumin” ndërsa hetonin kanalin e pacientit në kërkim të shenjave të kancerit.


Lexo edhe këto


Ata vunë re dëmtimet që nuk përputheshin me asnjë anatominë njerëzore të njohur më parë dhe iu drejtua Patologut të Universitetit të Nju Jorkut Dr Neil Theise për të kërkuar ekspertizën e tij.

Grupi i punës i drejtuar nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e New York-ut, shpreson që ky zbulim do të ndihmojë për të kuptuar se përse kanceri që prek këtë zonë të trupit bëhet me e prirur ndaj metastazave.

Puna kërkimore jep gjithashtu një këndvështrim të ri për mënyrën sesi plaket trupi jonë, përfshirë lëkura, ngurtësimi i gjymtyrëve dhe progresioni i sëmundjeve fibroze, sklerotike dhe inflamatore.

Analiza e re e publikuar në revistën shkencore Scientific Reports është e para që i identifikon këto hapësira kolektive si një organ dhe përpiqet që të kuptojë funksionin e tyre.

Pavarësisht se është një prej organeve më të mëdha në trupin e njeriut, interstitium nuk ishte dalluar më parë nga ekspertët. Nëse kjo punë kërkimore pranohet gjerësisht, interstitium do të ishte organi i 80-të i trupit të njeriut

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.