Gashi takon Leibovich, kërkon hapjen e përfaqësisë ekonomike në Izrael

Zv. Kryeministri i Kosovës, Dardan Gashi priti në një takim drejtoreshën e Komitetit Amerikano-Hebre Izrael


Zv. Kryeministri i Kosovës, Dardan Gashi priti në një takim drejtoreshën e Lobit Global Hebrenj (Izraelit) (AJC), Lt. Col. Avital Leibovich me të cilën fillimisht u diskutua rreth nevojës së ri-organizimit të lobit të përbashkët shqiptaro -hebrenj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për hapjen emergjente të përfaqësisë ekonomike të Kosovës në Izrael.

“Zëvendës kryeministri Gashi, gjatë këtij takimi duke falënderuar ndikimin që përfaqësuesit e komunitetit hebrenj në ShBA e kanë pas në luftën politike për liri dhe procesin e pavarësimit të Kosovës shtroi nevojën që me aktivitete konkrete në të ardhmen e afërt të riorganizohet lobimi i përbashkët – tash për çështje të interesit të dyanshëm.

“Me ndihmën e lobit shqiptar dhe izraelit në ShBA, kongresmenët Gillman, Lantos dhe Engel, kanë luajtur rol të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot e kësaj dite ky lob ndihmon në proceset nëpër të cilat kalon Kosova dhe është nevoja që ky lobim të bashkërendohet mes shqiptarëve dhe komunitetit hebrenj”, tha zv. Kryeministri Gashi.

Po ashtu, bashkëpunimi në nivel ekonomik ishte njëra nga çështjet e diskutuara, dhe ishte insistimit i zëvendës kryeministri Gashi që një përfaqësi ekonomike të hapet sa më shpejt në shtetin e Izraelit.

Nga ana tjetër, znj. Leibovich duke njohur miqësinë historike mes popujve shqiptar dhe hebrenj, si dhe përkrahjen që Kosova e jep edhe sot e kësaj dite shtetit të Izraelit, u zotua që së bashku të punohet dhe të ketë komunikim të vazhdueshëm në të ardhmen e afërt ashtu që si procesi i lobimit ashtu edhe hapja e zyrës në Izrael të realizohen sa më shpejt”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.