Bet Israel Kosova, Ruzhdi Shkodra: Shqiptarët nuk dorëzuan asnjë hebre

Kryetari i shoqatës “Bashkësia Hebreje Bet Israel Kosova”, Ruzhdi Shkodra, intervistë për RTK


Në botë dhe në Kosovë dje është shënuar Dita Ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

Kryetari i shoqatës “Bashkësia Hebreje Bet Israel Kosova”, Ruzhdi Shkodra, tha se edhe pas 74 viteve të holokaustit bota vazhdon të kujtojë ngjarjen që ishte kundër hebrenjve dhe që kishte qëllim të shfaroste një komb.

Ai ka folur për ruajtjen e hebrenjve nga populli shqiptar. “Ne jemi popull që i kemi mbrojt hebrenjtë dhe kjo vlerësohet nga të gjithë. Ka histori shumë të dhimbshme të shqiptarëve që i kanë mbrojtur hebrenjtë, si në Kosovë e Shqipëri”, tha Shkodra sot në emisionin “Aktual”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3).

Sipas tij shqiptarët e Kosovës mbrojtën më së miri hebrenjtë. “Ne kemi bërë një vepër të madhe, kemi dhënë një histori të pa shembull në botë, për të mbrojtur hebrenjtë”, deklaroi Shkodra.

Shkodra vlerësoi se Serbia ka bërë propagandë ndaj shqiptarëve për të mbrojtur hebrenjtë. “Ka libra që janë shkruar nga historianët serb që është një propagandë”, tha ai. Mijëra njerëz kanë kaluar nëpër Kosovë e Shqipëri, që janë mbrojtur. “Ne nuk kemi asnjë person që kemi dorëzuar me duart tona”, pohoi Shkodra.

Autor: RTKlive

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.