Ambasadori Bardhyl Canaj pret Jonida Maliqin: Suksese Shqipërisë në Eurovision!

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj priti këngëtaren Jonida Maliqi në Tel Aviv



Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, priti sot në Dan Panorama Hotel në Tel Aviv, këngëtaren Jonida Maliqi dhe delegacionin shqiptar që merr pjesë në Eurovision 2019, eventi më i madh muzikor evropian që këtë vit do të zhvillohet në Izrael, në datat 14-18 maj.

I urojmë Jonidës dhe ekipit shqiptar, suksese në performanën e tyre me “Ktheju Tokës”, një himn i vërtetë që rezonon vlerat tona kombëtare”, shkruan ambasada shqiptare në një postim të sajin në rrjetin social Facebook.

Në takim ishte edhe zëvendësmbasadorja e Shqipërisë në shtetin hebraik, Sonila Vathi.

Performanca e Jonidës në provat e gjysmëfinales të zhvilluara dje, mori vlerësime maksimale nga ekspertet e muzikës dhe organizatoret, të cilët nuk munguan t’i bënin publike komentet e tyre duke vlerësuar nivelin artistik të këngëtares, muzikën dhe tekstin si dhe paraqitjen dinjitoze ne provat e gjysmëfinales”, thuhet më tej në njoftim.

Festivali Europian i Këngës – Eurosong Contest – është pritur me mjaft interes në Izrael, ku do të marrin pjesë artiste nga gjithë Evropa dhe me gjere, si dhe pritet nje numër i jashtëzakonshëm turistesh te vizitojnë Izraelin këto ditë.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.