Meta pret Neuman: Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri, shembull frymëzues mbarëbotëror

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z.Ilir Meta, priti në selinë e Presidencës, Benjamin (Benjy) Neumann dhe bashkëshorten e tij, Ellie


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z.Ilir Meta, priti në selinë e Presidencës, Benjamin (Benjy) Neumann dhe bashkëshorten e tij, Ellie.

“Mbrojtja dhe shpëtimi i hebrenjve nga populli shqiptar, gjatë periudhës së errët të Holokaustit, është një shembull frymëzues mbarëbotëror”, shkruan në një postim të tij Kreu i Shtetit.

Benjamin Neumann dhe Ellie i dhuruan Presidentit Meta, një kopje të autografuar të librit të tyre “Shpëtim në Shqipëri – Kujtimet e një vajze hebreje nga Hamburgu”.

Benjamin Neuman është djali i Johanna Jutta Neumann, një hebreje të shpëtuar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mesazhi i plotë i Presidentit Meta:

Mbrojtja dhe shpëtimi i hebrenjve nga populli shqiptar, gjatë periudhës së errët të Holokaustit, është një shembull frymëzues mbarëbotëror.
Këtë akt fisnik të Besës shqiptare, një nga elementët thelbësorë të karakterit tonë kombëtar, e dëshmon më së miri edhe libri mbresëlënës: “Shpëtim në Shqipëri – Kujtimet e një vajze hebreje nga Hamburgu”.
E falënderoj Benjamin (Benjy) Neumann dhe bashkëshorten e tij Ellie për këtë libër-dëshmi të Besës shqiptare, që nuk do të ishte shkruar në rast se e ëma e tij, Johanna Jutta Neumann, të mos kishte gjetur strehë në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Durrës, Berat, Lushnje e në Tiranë. ?????

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.