Benjy dhe Ellie Katz Neumann: Norman Gershman ishte një mik i madh i shqiptarëve

Dy amerikano-hebrenjtë Benjamin (Benjy) Neumann dhe bashkëshortja e tij, Ellie, flasin për “Izraeli Sot”: Norman u tregua i aftë të ndriçonte aktet heroike të pabesueshme të popullit shqiptar gjatë Holokausit


Dy amerikano-hebrenjtë Benjamin (Benjy) Neumann dhe bashkëshorten e tij, Ellie, folën me superlativa për kontributin e producentit dhe fotografit amerikano-hebre Norman Gershman, të ndarë nga jeta, më 10 qershor.

Norman Gershman është autor i dokumentarit “BESA – THE PROMISE”, përmes të cilit bota njohu kontributin e madh të shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Është një humbje e madhe për të gjithë, largimi nga jeta, më 10 qershor i Norman Gershman, autori i “Besa”. Midis kontributit të tij në botën tonë, Norman u tregua i aftë të shkëlqente duke ndriçuar aktet heroike të pabesueshme të popullit shqiptar gjatë Holokaustit. E gjithë familja Neuman ndihet në borxh përgjithmonë ndaj tij”, thanë Benjy dhe Ellie për “Izraeli Sot” gjatë një komunikimi nga Shtetet e Bashkuara.

Pak kohë më parë, Benjamin Neumann dhe Ellie, vizituan Shqipërinë, ku midis të tjerave i dhuruan Presidentit Meta, një kopje të autografuar të librit të tyre “Shpëtim në Shqipëri – Kujtimet e një vajze hebreje nga Hamburgu” dhe patën takime me personalitet të ndryshme të jetës politike dhe atë shoqërore në “Vendin e Shqiponjave”.

Benjamin Neuman është djali i Johanna Jutta Neumann, një hebreje të shpëtuar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Johanna Jutta Neumann gjeti strehë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Durrës, Berat, Lushnjë dhe në Tiranë.

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.