Shpëtimi i hebrenjve, gjiganti amerikan CNN: Besa, kodi i nderit i shqiptarëve

Rrallë ka qenë e pranishme Shqipëria kaq shumë në mediat e huaja për një çështje të veçantë siç është çështja e shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rrjeti amerikan CNN ka përgatitur disa vjet më parë një artikull me pyetjen se pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit. Shkrimi i botuar nga VOAL.ch.


Rrallë ka qenë e pranishme Shqipëria kaq shumë në mediat e huaja për një çështje të veçantë siç është çështja e shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rrjeti CNN ka përgatitur disa vjet më parë një artikull me pyetjen se pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Natyrshëm të lind pyetja se përse pikërisht tani po flitet kaq shumë për këtë gjë?

Sepse shumë producentë të njohur izraelitë po e trajtojnë masivisht këtë çështje. Kështu, një film dokumentar me titull “Besa: premtimi” po shfaqet anembanë Amerikës, por jo vetëm.

CNN thotë se kjo çështje nuk është trajtuar shumë për shkak se shqiptarët ranë nën regjimin komunist.

Norman Gershman

 

Rrjeti televiziv ka intervistuar një fotograf hebre, Norman Gershman, që ka kaluar një dekadë duke u marrë me këtë çështje.

Ai ka gërmuar për arsyen se pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë. Vendi, shkruan CNN, për çudi, në fund të Luftës Botërore kishte më shumë hebrenj nga sa kishte në fillim (200).

Norman Gershman

 

Arsyeja qëndron tek “Besa”.

Gershman thotë se shumë shqiptarë madje habiten se përse duhet t’i kushtohet shumë vëmendje kësaj çështje. Për ta është normale sakrifica për tjetrin kur japin besën.

“Gershman kujton një person, prindërit e të cilit ishin përfshirë në shpëtimin e hebrenjve. Ai i tha: E çfarë pastaj? Në Shqipëri gjithkush do e kishte bërë këtë gjë. Nuk kemi bërë ndonjë gjë speciale. Është besa.

Norman Gershman

 

Koncepti nënkupton që një person vendos sigurinë e mikut mbi atë të tijën e familjes së tij. Një shqiptar i tha Gershman: Më mirë vras djalin se të thyej besën.

Gershman thotë: Gjithkush në nevojë, nëse të troket në derë, ti ke detyrimin absolut për ta shpëtuar, për t’u kujdesur për të, nuk ka rëndësi nëse është mik apo armik”,” shkruan CNN.

Burimi: VOAL.ch

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.