Presidenti i Kongresit Botëror Hebraik, Ronald Lauder: Ndalimi i Hezbollah, bota të ndjekë shembullin e Kosovës

Gazeta e madhe izraelite “The Jerusalem Post” i bën jehonë vendimit të Kosovës, për ta njohur Hezbollah, si një organizatë terroriste.


Nga BENJAMIN WEINTHAL, The Jerusalem Post

Presidenti i Kongresit Botëror Hebraik (World Jewish Congress), Ronald Lauder tha të enjten: “Komuniteti global është terrorizuar për më shumë se tre dekada nga Hezbollahu dhe operativët e saj, të cilët kanë ekzekutuar veprimet e tyre të dhunshme nën patronazhin e Republikës Islamike të Iranit  pothuajse në çdo kontinent”.

Sipas Gazeta Express, një portal lajmesh në Kosovë, qeveria e Kosovës miratoi vendimin e Bashkimin Europian për ndalimin e Hezobollahut, të ashtuquajtur “krahu ushtarak”.

Ai shtoi, “megjithatë, disa organizata të larta ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara ende refuzojnë të njohin Hezbollahun në tërësinë e tij si subjekt terrorist që është.”

SHBA-të, Kanadaja, Lidhja Arabe, Izraeli, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë përcaktuar tashmë lëvizjen e tërë Hezbollahut si një subjekt terrorist. BE dhe Gjermania thjesht kanë nxjerrë jashtë ligjit të ashtuquajturën krahun ushtarak të Hezbollahut.

“Krahu politik” i Hezbollahut vepron në BE dhe Gjermani. Udhëheqja e Hezbollahut e konsideron organizatën e saj si një lëvizje të unifikuar pa krahë politike dhe ushtarake.

Lauder vuri në dukje: “Është e qartë se nuk ka absolutisht asnjë dallim midis krahut ushtarak të Hezbollahut dhe krahut politik që e udhëzon atë. Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e bashkuar dhe pa kompromis në luftën e saj kundër radikalizmit, fundamentalizmit dhe ekstremizmit. Ne kurrë nuk duhet të japim lehtësim ose mosndëshkim ndaj atyre që dëshirojnë të minojnë vlerat tona themelore të lirisë, demokracisë dhe lirisë për të gjithë. ”

Në maj, kancelarja gjermane Angela Merkel hodhi poshtë një apel urgjent nga Këshilli Qendror i Hebrenjve të vendit të saj, me afërsisht 100,000 anëtarë për të ndaluar organizimin e tërë Hezbollahut. Sipas një rishikimi të një raporti të inteligjencës nga shteti gjerman i Saksonisë së Poshtme, 1,050 anëtarë të Hezbollah vepronin në republikën federale. Anëtarët dhe mbështetësit e Hezbollahut ngrejnë fonde, rekrutojnë anëtarë të rinj dhe përhapin ideologjitë antisemitike dhe xhihadiste. Gjermania po përjeton një kulm të madh në antisemitizëm, sipas statistikave dhe raporteve të medias.

Lauder tha, “Ne e vlerësojmë Kosovën për  mbështetjen e saj për këtë qëllim. Vendimi i saj për të bërë këtë gjë vjen në një pikë vendimtare në histori, teksa ne shënojmë 25 vjet që nga bombardimet e vitit 1994 të qendrës hebreje AMIA në Buenos Aires, të cilat vranë 85 veta dhe plagosën qindra të tjerë. Prova të padiskutueshme tregon se Hezbollahu, si një përfaqësues i Iranit, e kreu këtë sulm dhe ende, 25 vjet më vonë, drejtësia ende nuk është vendosur”.

Lauder kërkoi që “qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare në mbarë botën të ndjekin rrugën e Kosovës, për të siguruar që kurrë të mos dorëzohemi ndaj këtyre terroristëve”. Hezbollahu shpërtheu një autobus turistik izraelit në vitin 2012 në Burgas të Bullgarisë, duke vrarë pesë izraelitë dhe shoferin e tyre mysliman-bullgar të autobusit bullgar.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.