Shqiptarët dhe Hebrenjtë gjatë shekujve

Hebrenjtë e Hungarisë ndihmuan edhe Heroin Kombëtar të Shqipërisë dhe të qytetërimit evropian, Gjergj Kastriot Skënderbeun për të ardhur në fuqi. Populli shqiptar nuk lejoj që të keqtrajtohej dhe persekutohej asnjë hebre, në një kohë kur në vendet e tjera të Evropës së pushtuar u shfarosën 6 milionë nga të 11 milionët e vendosur në këto vende, ndër të cilët 1 milionë e 500 mijë fëmijë. Kjo e nxori Shqipërinë në vendin e parë nëEvropë ndër vendet e pushtuara nga nazifashistët.


Nga Apostol Kotani

Hebrenjtë e Hungarisë ndihmuan edhe Heroin Kombëtar të Shqipërisë dhe të qytetërimit evropian, Gjergj Kastriot Skënderbeun për të ardhur në fuqi. Populli shqiptar nuk lejoj që të keqtrajtohej dhe persekutohej asnjë hebre, në një kohë kur në vendet e tjera të Evropës së pushtuar u shfarosën 6 milionë nga të ll milionët e vendosur në këto vende, ndër të cilët 1 milionë e 500 mijë fëmijë. Kjo e nxori Shqipërinë në vendin e parë nëEvropë ndër vendet e pushtuara nga nazifashistët. Duhet thënë se edhe hebrenjtë e ndihmuan me sa mundën popullin shqiptar në luftërat për liri dhe pavarësi si në luftën e Vlorës me 1920 por sidomos gjatë luftës Antifashiste.

Rruga nëpërmjet së cilës ka kaluar gjatë historisë së tij shumë-shekullore populli izraelit, është një rrugë e gjatë plot vuajtje dhe përpjekje titanike, kundër pushtuesve të ndryshëm, për të mbijetuar si popull e si komb, për të ruajtur gjuhën, kulturën materiale e shpirtërore dhe identitetin kombëtar. Ashtu si populli shqiptar edhe populli izraelit janë popuj që kanë jetuar dhe punuar në trojet dhe pasuritë që u ka falur natyra, pra kanë qenë dhe janë paqedashës dhe historia shumë shekullore nuk ka as edhe një rast të vetëm që të kenë pasur lakmi për trojet apo pasuritë e të tjerëve… Përkundrazi, të tjerët na kanë pasur lakmi, si për pasuritë natyrore ashtu edhe për pozitën gjeografike strategjike.

Të tjerët na kanë sulmuar, na kanë pushtuar dhe na kanë shkatërruar vlera të mëdha e të pallogaritshme, njerëzore, materiale dhe ekonomike, vlera të mëdha historike. Nuk ka popull në botë që të ketë vuajtur aq shumë dhe të ketë pasur aq përndjekje dhe shpërngulje masive, sa populli izraelit. Shumë herë ai ka qenë i detyruar të braktisë atdheun e vet e të emigrojë në të katër anët e rruzullit tokësor. Emigrimet e izraelitëve janë të pashembullta në histori. Historia e popullit hebre e ka zanafillën 4000 vjet më parë me patriarkun Abraham dhe pasardhësit e tij Isak dhe David. Para 2000 vjetësh izraelitët kanë qenë skllevër të faraonëve, por me luftëra e përpjekje të vazhdueshme u çliruan prej tyre dhe krijuan shtetin e vet me kryeqendër Jerusalemin. Pas 400 vjet skllavërimi populli hebre arriti të fitojë lirinë falë udhëheqjes së Moshës. Sipas tregimit Biblik ky ishte i përzgjedhuri i Zotit për udhëheqjen e popullit hebre, për t’a nxjerrë këtë popull nga Egjipti dhe për t’a kthyer në trojet e veta në Izrael. Pas 40 vjet endjesh në shkretëtirën e Sinajt, duke marrë si model kodin e vjetër që përfshinte 10 nenet e tij, u konsoliduan si komb. Eksodi nga Egjipti la gjurmë të thella në memorien e hebrenjve dhe u bë simbol i mbrojtjes së lirisë dhe pavarësisë. Këtë ngjarje hebrejtë e përkujtojnë si festën e pashkëve (Shawot).

Pas shumë vitesh, lanë jetën nomade dhe ju shtruan bujqësisë dhe zanateve. Kjo u pasua nga një zhvillim dhe konsolidim ekonomik dhe shoqëror. Mbreti i parë Saul Rol në kalimin nga organizimi fisnor te hebrenjve në atë mbretëror ka luajtur Mbreti i parë i tyre Saul dhe pasardhësit e tij Davidi i parë dhe i dytë. Davidi i dytë mbretëroj nga 1004 deri me 968 para Krishtit. Ky e bëri Izraelin një nga fuqitë më të mëdha të zonës me një sërë ekspeditash ushtarake të suksesshme, ku midis të tjerave shënoj disfatën përfundimtare të Filistejve. Ndërkohë, ai krijoj një varg aleancash me mbretëritë përqark. Ai unifikoj 12 tribute në një mbretëri dhe bëri kryeqytet Jerusalemin.

Për rrjedhojë autoriteti i Izraelit u bë i njohur në hapësirën nga Egjipti deri në Detin e Kuq dhe Lumin Eufrat. Por në kohën e mbretërimit të Solomonit, filluan të lindnin pakënaqësi ndaj monarkisë Divissa, në një pjesë të mirë të popullsisë, për shkak të ambicieve dhe planeve të tij ambicioze për interesat e veta fisnore. Me vdekjen e Solomonit vendi u nda më dysh, në mbretërinë Jugore dhe atë Veriore. Që u emërtuan: Izraeli dhe Judea . Izraeli përfshiu territorin e 10 tribuve me Kryeqytet Samarina. Kjo mbretëri jetoj 200 vjet nën drejtimin e 19 mbretërve. Ndërsa territori i Judesë dhe Beniaminit në Jugë u qeveris nga Jerusalemi për 400 vjet nga një numër i njëjtë mbretërish, të dinastisë David. Por më pas, ekspansioni i mbretërive të Asirisë dhe Babilonisë solli kontrollin mbi Izraelin, dhe më pas edhe mbi Judenë. Mbretëria e Izraelit u shkatërrua më 722 para Krishtit dhe popullsia u deportua në Egjipt. Një shekull më pas Babilonia pushtoj Mbretërinë e Judesë dhe rrafshoj qytetin në vitin 586 para Krishtit.

Në vitet 538 para Krishtit vendi u pushtua nga Persët dhe më 333 deri më 142 para Krishtit sunduan Helenët. Nga viti 142 deri në vitin 63 sundoj dinastia Asmora. Kurse nga viti 63 para Krishtit deri më 313 sunduan Romakët dhe nga viti 313 deri më 616 sunduan Bizantët. Në vitin 636 ranë nën sundimin Arab dhe atë Egjiptian, sundim që zgjati deri me 1099. Nga ky vit deri më 1291 ka qenë periudha e kryqëzatave. Në vitin 1292 ranë nën sundimin e Mamlikëve që zgjati deri në vitin 1516. Sundimi Osman Nga 1517 deri më 1917 ranë nën sundimin Osman. Dhe nga 1917 deri me 1948 u bënë protektorat i anglezëve. Pra një jetë të tërë plot invazione, sulme, pushtime, shpërngulje dhe shkatërrime ka pasuar gjatë jetës së tij populli hebre Kundër zgjedhës së egër të Perandorisë Osmane populli hebraik shpërtheu shumë herë kryengritje, ndër të cilat më e fuqishmja dhe më masivja ishte kryengritja Mesiane që shpërtheu në vitin 1665 dhe që vazhdoj për shumë vite dhe pati përhapje të gjerë në shumë vise të Perandorisë Osmane.

Udhëheqësi i kësaj Kryengritjeje ka qenë Zabataj Zevi, që u bë një nga figurat më të shquara të Izraelit, me vlerat e një Apostulli. Perandoria Osmane e dënoi me vdekje Zabatain, me shpresë që të zbuste valën e kryengritjeve, por ajo vazhdoi edhe më me furi. Sulltani u detyrua ti falte jetën, por e internoj përjetësisht me gjithë familje në Ulqin. Por duke parë se Ulqini ishte nyje komunikuese me botën e jashtme, e transferoj në Sanxhakun e Beratit, i cili në atë kohë përfshinte edhe Vlorën dhe Sarandën. Lëvizja kryengritëse vazhdoj deri në vitin 1700. Pas shembjes së Perandorisë Osmane, nga viti 1918 deri në vitin 1948 Izraeli u bë protektorat i anglezëve. Në këtë vit ju dha pavarësia dhe gjithë hebrenjtë që mundën të mbijetonin, ti shpëtonin inkuizicionit spanjoll e portugez të dhjetëvjetorit të fundit të shekullit XV dhe sidomos ata që mbijetuan nga holokausti nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, u kthyen në atdheun e tyre dhe më 14 maj të vitit 1948 krijuan shtetin e pavarur të Izraelit me Kryeqytet Tel-Avivin. Populli hebraik i ka dhënë shoqërisë njerëzore një sër figurash të shquara të përmasave botërore të fushave të shkencës, teknikës kulturës e mendimit filozofik..

Ndër ta do të përmendja shkencëtarin e madh Albert Anshtain, financierin e madh Haim Solomonin, i cili në momentet më kritike të luftës për çlirimin e gjashtë shteteve të Amerikës, që sundoheshin nga kolonizatorët anglezë 1774-1776 ndihmoj financiarisht Xhorxh Uashingtonin për të vazhduar luftën deri në fitore dhe në krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe, nuk pranoj as kthimin e ndihmës së dhënë, dhe asnjë ofertë tjetër materiale veç përjetësimit të aktit të tij bamirës në historinë e SHBA, gjë që u kurorëzua me vendosjen në krye të shqiponjës së emblemës shtetërore të Yllit të Davidit dhe të shandanit hebraik në trupin e shqiponjës. Kjo u pasua më vonë me vendosjen e portretit të Haim Solomonit në monedhën 10 dollarësh dhe më 1975 me botimin e një pulle të posaçme nga Presidenti Ronald Regan.

Hebrenjtë e Hungarisë Hebrenjtë e Hungarisë ndihmuan edhe Heroin Kombëtar të Shqipërisë dhe të qytetërimit evropian, Gjergj Kastriot Skënderbeun për të ardhur në fuqi. Në përkujtim dhe nderim të kësaj ndihme ai vendos në krye të shqiponjës Yllin e Davidit Ishte me origjinë hebraike edhe Leo Aleksandri me shtetësi Austriake që më 1913 botoj një libër të posaçme mbi barbaritë serbe dhe malazez kundër shqiptare, të ilustruar me shembuj konkretë, si dhe shkrime të tjera mbi virtytet e larta morale dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë. Duke pasur karakteristika të përbashkëta, fate të përbashkëta, midis popullit shqiptar dhe popullit hebraik, midis tyre u vendosën marrëdhënie të ndërsjellta që nga shekujt para Krishtit, që u pasuan në vitin 70 të erës së re, me zbarkimin në tokën shqiptare të një numri hebrenjsh të marrë skllevër nga Perandoria Romake pas pushtimit, të Israelit, të cilëve, fati u përplasi anijen me të cilën lundronin, në bregdetin tonë të Jonit, dhe u vendosën në tokën shqiptare. Hebrejte në tokën shqiptare.

Presupozohet të jenë vendosur në fshatin Fterrë, rreth 10 kilometra nga Saranda, ku gjenden edhe një sërë toponimesh edhe emra njerëzish me prejardhje hebraike. Nuk është gjithashtu i rastësishëm që në qytetin e Sarandës është zbuluar edhe një shandan hebraik në moyaik. Mbi 550 familje me mijëra pjesëtarë, të përndjekur nga inkuizicioni spanjoll e portugez, më 1492, erdhën gjithashtu në Shqipëri dhe u vendosën në Vlorë, Berat dhe Elbasan. Këta u pasuan më vonë me ardhje të tjera të dhjetëra e dhjetëra familjeve në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe gjysmën e parë të shekullit XX. Nga Selaniku e Janina dhe u vendosën në Gjirokastër, Delvinë dhe Vlorë. Pritja dhe trajtimi i mirë, marrëdhëniet e mira të ndërsjellta, që erdhën gjithnjë duke u forcuar, lanë gjurmë të thella, jehona e të cilave i kapërceu kufijtë e Shqipërisë.

Është kjo arsyeja që në vitet 1933-1934, kur në Gjermani filloj një përndjekje e egër nga nazistët kundër hebrenjve të atjeshëm, një sërë komunitetesh hebraike të Evropës dhe Komisariati i Lartë për Refugjatët pranë O.K.B, sytë dhe mendjet, i drejtuan nga Shqipëria si vendi më i sigurt për strehimin dhe mbrojtjen e tyre, dhe i propozuan qeverisë shqiptare sjelljen këtu të mijra familjeve, duke ofruar edhe investime për bonifikimin e Drinit dhe të Bunës. Por kur tratativat ishin në përfundimin pozitiv, ndërhyri qeveria fashiste italiane e cila kishte qëllim të sillte këtu kolonë italiane, kësisoj marrëveshja nuk u arit. Pavarësisht nga kjo dhe kushteve të rënda që u vuri qeveria zogiste me vendime të posaçme në janar dhe në shkurt të vitit 1939, për të hyrë në Shqipëri qoftë edhe si turistë apo si kalimtarë tranzit, hebrenj nga Gjermania, Austria dhe Polonia gjetën rrugë e mundësi për të ardhur dhe strehuar në Shqipëri. Më pas me shtimin e rrezikut nazit, gjatë viteve 1941-1942 dhe 1943 në Shqipëri me rrugë e forma të ndryshme erdhën mbi 1000 hebrenj edhe nga Austria, Hungaria, Bullgaria, Jugosllavia, Greqia etj. dhe u strehuan në Berat, Kavajë, Krujë, Durrës, Tiranë, Burrel, etj.

 

Populli shqiptar duke parë se po ndiqeshin e masakroheshin njerëz të pafajshëm, u zgjati dorën e miqësisë, u hapi dyert e shtëpive, u hapi zemrat, u dha besën e shqiptarit, i strehoj dhe i mbrojti nga çdo rrezik që iu kanos. Dhe kjo u bë në një kohë kur edhe vetë Shqipëria ishte e pushtuar nga nazifashistët, kur prej tyre ishin djegur e shkatërruar qindra fshatra dhe dhjetëra e dhjetëra krahina dhe kur vetë populli ndiqej e persekutohej jo vetëm për Luftën Antifashiste por edhe për strehimin dhe mbrojtjen e hebrenjve. Dhe kur vetë populli shqiptar vuante për bukën e gojës. Populli shqiptar nuk lejoj që të keqtrajtohej dhe persekutohej asnjë hebre, në një kohë kur në vendet e tjera të Evropës së pushtuar u shfarosën 6 milionë nga të ll milionët e vendosur në këto vende, ndër të cilët 1 milionë e 500 mijë fëmijë. Kjo e nxori Shqipërinë në vendin e parë në Evropë ndër vendet e pushtuara nga nazifashistët.

 

Duhet thënë se edhe hebrenjtë e ndihmuan me sa mundën popullin shqiptar në luftërat për liri dhe pavarësi si në luftën e Vlorës me 1920 por sidomos gjatë luftës Antifashiste. Ata ndihmuan jo vetëm financiarisht dhe materialisht por edhe me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në luftë të dhjetëra hebrenjve përkrah partizanëve shqiptarë. Nëntë prej tyre dhanë edhe jetën duke luftuar, që forcuan edhe më tej me gjakun e tyre miqësinë e hershme shqiptaro-izraelite. Kjo miqësi do të forcohej edhe më shumë në vitet e pas luftës me ndihmesën që dhanë në fushën e shkencës, teknikës, ekonomisë, financës, mjekësisë, etj. Atë e forcuan edhe dhjetëra lidhje martesore të ndërsjellta dhe vendosja e marrëdhënieve shtetërore më l9 gusht 1991 ndërmjet qeverisë Shqiptare dhe asaj izraelite. Po ashtu edhe vlerësimi që i ka bërë dhe i bën popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve, duke e vendosur Shqipërinë dhe familjet shqiptare në krye të tabelës së parë në murin memorial në Muzeumin e Yad Ëashemit apo dhe në Muzeumin e Holokaustit në SHBA, gjë që as që mendohej të bëhej as nga shteti shqiptar por edhe as nga familjet strehuese dhe shpëtuese të hebrenjve. Në këtë përvjetor të shtetit të pavarur. Në këtë përvjetor të shtetit të pavarur Izraelit, duhet nënvizuar gjithashtu fakti se as dëbimet masive shekullore, as masakrat e shkatërrimet dhe as asgjësimi fizik i miliona hebrenjve, përfshi dhe l milion e gjysmë fëmijë, nuk e shuan dot këtë popull vital dhe këtë vend të shenjtë. Ai mbijetoj edhe pse në kushte tejet të vështira dhe të pa shembullta në histori. Pas luftës, hebrenjtë e shpërndarë në të katër anët e botes, që mbi jetuan u kthyen në atdheun e vet, sikurse u kthyen edhe ata që ishin strehuar në Shqipëri. Gjatë këtyre 60 vjetëve të jetës në pavarësi, Izraeli, ndonëse një vend i vogël, që trashëgoj nga e kaluara shkatërrime të mëdha, pakësim të ndjeshëm të popullatës dhe të mjeteve financiare, ka dhënë dhe po jep një shembull të madh për zhvillimin e lartë ekonomik-shoqëror e kulturor dhe në të gjitha fushat, zhvillim për të cilin edhe neve gëzohemi, ashtu sikurse edhe indinjohemi kur forcat reaksionare, keqdashëse për rreth kufijve të tij, nuk i lënë të qetë të jetojnë punojnë dhe zhvillohen në paqe dhe miqësi, sikurse është dëshira e vetë popullit izraelit. Me këtë rast urojmë që tu jepet fund akteve dhe veprimeve terroriste kundër popullit izraelit, që kurrë nuk i ka rënë më qafë ndokujt, kundër këtij populli dhe vendi që është tempulli i krishterimit, i veprave madhështore historike, siç është Jerusalemi, vend i rrallë i bashkëjetesës dhe tolerancës fetare, ku bashkëjetojnë në harmoni, Hebrenj, të krishterë dhe myslimanë.

Botuar në vitin 2015

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.