Netanyahu paralajmëron Iranin: Avionët F-35 mund të arrijnë deri në Teheran

Gjatë një vizite në bazën e forcave ajrore, kryeministri e Izraelit tha, se skuadronet e avionëve të Izraelit mund të arrijnë në të gjithë Lindjen e Mesme, dhe sigurisht Sirinë


Kryeministri Benjamin Netanjahu paralajmëroi Teheranin të martën se avionët luftarakë F-35 të Izraelit mund të arrijnë “kudo në Lindjen e Mesme”, pas kërcënimeve ndaj Izraelit në javët e fundit nga zyrtarët e lartë iranianë.

“Kohët e fundit, Irani po e kërcënon Izraelin me shkatërrim”, tha Netanyahu, duke qëndruar përpara një avioni F-35 “Adir” gjatë një vizite në bazën e Forcave Ajrore Nevatim në jug të vendit. “Duhet të kujtojmë se këto aeroplanë mund të arrijnë çdo vend në Lindjen e Mesme, përfshirë Iranin, dhe sigurisht edhe Sirinë”.

Aeroplani F-35 nuk besohet të ketë një sasi efektive për të arritur Iranin pa ndihmën e furnizimit me karburant, por mund të furnizohet në ajër, një aftësi që e zotëron forca ajrore izraelite.

Vizita e Netanyahut në Nevatim përfshiu takime me Shefin e Shtabit të IDF, gjeneralin Aviv Kohavi, shefin e Forcave Ajrore, gjeneralin Amikam Norkin dhe komandën e lartë të komandës së forcave ajrore.

Izraeli prej një kohe të gjatë e ka parë se, Irani është kërcënimi më i madh, ndërsa zyrtarët iranianë kërcënojnë rregullisht për shkatërrimin e shtetit hebre.

Izraeli gjithashtu ka kryer qindra sulme në Sirinë fqinje kundër asaj që thotë se janë objektiva ushtarake iraniane dhe Hezbollah. Ai ka premtuar të mbajë sa më larg Iranin, i cili nga ana e tij, ka mbështetur presidentin sirian Bashar al Assad në luftën civile të vendit të tij, duke u angazhuar ushtarakisht atje.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.