Israel Aerospace nënshkruan kontratë 50 milionë dollarë me Marinën Indiane

Marrëveshja përfshin një gamë të mirëmbajtjes dhe shërbime të tjera për nën-sistemet e raketave ajrore të mesme tokë-ajër të Israel Aerospace, të njohura si MRSAM. Deri më sot, më shumë se 6 miliardë dollarë të sistemeve të MRSAM janë shitur në mbarë botën.


Kontraktori shtetëror i mbrojtjes, Israel Aerospace Industries (IAI), ka nënshkruar një kontratë prej 50 milionë dollarë për të siguruar sisteme komplementare të raketave në Marinën Indiane dhe në anijet e MDL të Indisë.

Marrëveshja përfshin një gamë të mirëmbajtjes dhe shërbime të tjera për nën-sistemet e raketave ajrore të mesme tokë-ajër të Israel Aerospace, të njohura si MRSAM.

Ndiq Izraeli Sot në Facebook dhe Twitter

Zëveëndëspresidenti dhe Menaxheri i Përgjithshëm i Sistemeve të Raketave, Boaz Levi, tha: “Partneriteti i IAI dhe marrëdhënie të orta me Marinën Indiane reflektohen në të gjitha aktivitetet me partnerët tanë në Indi”.

Familja MRSAM është një sistem operacional i mbrojtjes ajrore që përdoret nga marina izraelite, si dhe nga forcat detare, ajrore dhe tokësore të Indisë. Ajo është zhvilluar në mënyrë unike nga IAI në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Izraelit, Organizatën për Kërkimin dhe Zhvillimin e Mbrojtjes të Indisë (DRDO), grupin ELTA të IAI, Rafael Advanced Defense Systems Ltd. dhe kompanitë shtesë në Indi dhe Izrael.

MRSAM siguron mbrojtje të gjerë, si dhe aktuale, kundër një sërë sulmesh ajrore, detare dhe tokësore dhe përfshin disa sisteme kyçe të teknologjisë, duke përfshirë një radar dixhital, komandë dhe kontroll, lëshues dhe interceptorë me kërkues të avancuar.

Deri më sot, më shumë se 6 miliardë dollarë të sistemeve të MRSAM janë shitur në mbarë botën.

Ky artikull u botua fillimisht nga Israel Hayom.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.