Ambasadori Canaj, takim me diasporën shqiptare nga Ukraina që punon në Izrael

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me përfaqësuesit e diasporës shqiptare nga Karakurti i Ukrainës, të cilët tashmë punojnë në Izrael. Diskohet për perspektivën dhe intensifikimin e gjuhës dhe shkollës shqipe për komunitetin që jeton në Ukrainë.


Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me përfaqësuesit e diasporës shqiptare nga Karakurti i Ukrainës, të cilët tashmë punojnë në Izrael.

“Kënaqësi të takonim përfaqësuesit e diasporës shqiptare nga Karakurti i Ukrainës, të cilët tashmë punojnë në Izrael. Bashkërisht diskutuam për perspektivën dhe intensifikimin e gjuhës dhe shkollës shqipe për komunitetin që jeton në Ukrainë”, thuhet në njoftim e ambasadës shqiptare në rrjetet sociale.