Vrasja e Soleimanit, kush ja siguroi informacionin SHBA-ve mbi vendndodhjen e gjeneralit

Burimi një shërbimi inteligjent perëndimor tha se, zyrtari, i cili ka qenë në kontakt me amerikanët për një kohë të gjatë, kishte vendosur një kusht që amerikanët të mos e eliminonin Soleimanin në Siri. Amerikanët kishin hakuar gjithashtu telefonin e Abu Mahdi al-Muhandis, zëvendës komandant i milicisë pro-iraniane shiite, i cili u vra së bashku me gjeneralin iranian.


Nga YASSER OKBI / MAARIV

Një burim i lartë i një shërbimi inteligjent perëndimor i tha gazetës me qendër në Londër, “The Independent Arab” se një zyrtar i lartë sirian dha informacione të inteligjencës amerikane mbi lëvizjet e Qasem Soleimani në Siri, me kusht që atentati të mos kryhej në tokën siriane.

Burimi, i cili ishte në dijeni të atentatit, shtoi se zyrtari kishte zbuluar informacion të saktë dhe të rëndësishëm për zbulimin e SHBA mbi lëvizjet e Soleimani në Siri, madje i informoi ata për datën e udhëtimit dhe informacionin në lidhje me avionët e tij civilë dhe detajet e shoqërimit.

Burimi tha se zyrtari, i cili ka qenë në kontakt me amerikanët për një kohë të gjatë, kishte vendosur një kusht që Amerikanët të mos e eliminonin Soleimanin në Siri.

Më tej u raportua se për shkak të informacionit të dhënë, amerikanët ishin në gjendje të ndiqnin rrugën e avionit të Soleimanit pasi të ishin të sigurt se ai ishte në bord.

Në të njëjtën kohë, burimi zbuloi gjithashtu se amerikanët ishin në gjendje të hakonin telefonin e Abu Mahdi al-Muhandis, një zëvendës komandant i milicisë pro-iraniane shiite, Al-Hashad al-Sha’abi. Ai u eliminua edhe në sulmin e 3 janarit; SHBA gjithashtu përgjoi bisedat e tij me Soleimani dhe të tjerët.

Sipas raporteve, në këto biseda, inteligjenca amerikane mësoi se Soleimani dhe Muhandis po përgatiteshin për operacione të mëdha kundër synimeve amerikane, izraelite dhe perëndimore në Siri, Irak, Liban dhe gjetkë. Ata gjithashtu e dinin që Muhandis do të takonte komandantin e Forcës Quds në aeroportin e Bagdadit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha pas vrasjes se Soleimani dhe Muhandis ishin duke planifikuar të godisnin targetet amerikane dhe perëndimore në Lindjen e Mesme.

Burimi: The Jerusalem Post

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.