Alarmohet Irani, shfaqet baneri misterioz në Teheran: “Thank you Mossad”

Mesazhi i shfaqur në rrugët e kryeqytetit iranian ishte me sa duket në lidhje me vrasjen e fundit të shkencëtarit të lartë iranian bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh.

Zëri i Amerikës: Dy diplomatët iranianë të dëbuar nga Tirana, bashkëpunëtorë të Qassem Soleimanit

Autoritetet shqiptare njoftuan sot se kanë urdhëruar dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë, të cilët janë shpallur persona të padëshiruar. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, në një postim në Facebook. Kjo është hera e dytë që Shqipëria shpall përsona të padëshiruar diplomatë iranianë.

Vrasja e Soleimanit, kush ja siguroi informacionin SHBA-ve mbi vendndodhjen e gjeneralit

Burimi një shërbimi inteligjent perëndimor tha se, zyrtari, i cili ka qenë në kontakt me amerikanët për një kohë të gjatë, kishte vendosur një kusht që amerikanët të mos e eliminonin Soleimanin në Siri. Amerikanët kishin hakuar gjithashtu telefonin e Abu Mahdi al-Muhandis, zëvendës komandant i milicisë pro-iraniane shiite, i cili u vra së bashku me gjeneralin iranian.

Raporti: Inteligjenca izraelite thelbësore në vrasjen e gjeneralit Soleimani nga SHBA

Informatorët në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut informuan CIA-n në lidhje me kohën kur avioni i Soleimanit do të ulej për në Bagdad dhe ishte Izraeli që konfirmoi informacionin e dhënë amerikanëve. Sipas “New York Times”, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo informoi Kryeministrin Benjamin Netanyahu përpara operacionit.