Anti-semitizmi dhe goditja e shfaqjeve të tij moderne

OSBE po zhvillon në Tiranë një konferencë dyditore mbi goditjen e anti-semitizmit në rajonin, ku shtrihet kjo organizatë. Oratorët folën me shqetësim për format moderne të anti-semitizmit dhe sfidat për t’u përballur me to.


Ilirjan Agolli, Zëri i Amerikës

OSBE po zhvillon në Tiranë një konferencë dyditore mbi goditjen e anti-semitizmit në rajonin, ku shtrihet kjo organizatë. Oratorët folën me shqetësim për format moderne të anti-semitizmit dhe sfidat për t’u përballur me to.

Në konferencën dyditore kundër anti-semitizmit, Shqipëria u vlerësua si një nga shembujt më domethënës për mbrojtjen e hebrenjve nga Holokausti dhe përndjekjet gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa oratorët folën mbi rreziqet e përsëritjes së tragjedive të tilla, sapo kombet e humbin vëmendjen ndaj ndjenjave të tilla ekstremiste.

Drejtorja e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat Njerëzore, Ingibjorg Solrun Gisladotir, tha se në përvjetorin e Aushvicit disa ditë më parë se ai kamp shfarosjeje nuk ra nga qielli, por u bë realitet nga bashkëpunmi i shumë njerëzve, ndaj na kujton se ajo që ndodhi një herë mund të ndodhë përsëri.

“Ne duhet të jemi vigjilent, sepse ajo që ndodhi një herë, mund të përsëritet. Ne nuk jemi dhe nuk duhet të jemi indiferent, por vëzhgojmë rastet e diskriminimit, intolerancës dhe anti-semitizmit” – tha zonja Gisladotir.

Vendet anëtare të OSBE-së shqyrtojnë dhe marrin vendime herë pas here ndaj këtyre tre dukurive. Ato kanë rënë dakord se duhen shtuar masat dhe përpjekjet, angazhimi dhe monitorimi ndaj gjuhës së urrejtjes.

“Antisemitizmi bashkëkohor e shfaq veten në shumë lloj formash të komplikuara dhe nuk mjaftohet vetëm në goditjen e drejtpërdrejtë të besimit të hebrejve. Përhapja e shprehjeve antisemite në mediat sociale relativizimi i Holokaustit janë midis sfidave të vendeve anëtare të OSBE-së sot” – tha zonja Gisladotir.

Vendet anëtare kanë rënë dakord se zhvillimet ndërkombëtare, përfshirë edhe Lindjen e Mesme, nuk munden kurrë të justifikojnë anti-semitizmin. Ata vërejnë se steriotipet dhe paragjykimet në mediat socialet dhe ato tradicionale lejojnë diskriminimin dhe intolerancën të zgjerohen derisa mbërrijnë në krime urrejtje.

“Përballë shfaqjeve të sofistikuara të anti-semitizmit, ne duhet të mbetemi të angazhuar që të kujtojmë krimet e mëparshme, dhe të hartojmë programe që nxitin pluralizmin dhe tolerancën, në klimën e sotme ndërkombëtare që është shumë më komplekse dhe më se më ndërlidhur se kurrë më parë” – tha në Tiranë Kristian Vegenin, zv. President i Asamblesë parlamentare të OSBE.

Oratorët pohuan se krimet e urrejtes dhe diskriminimi duhen parandaluar me programe të gjera edukimi në rajonin e mbuluar nga anëtarësia e OSBE-së dhe në bashkëpunim të ngushtë mes këtyre vendeve anëtare. Ato duhet të përmirësojnë raportimet mbi shpeshtësinë e këtyre dukurive kriminale, dhe duhet t’i analizojnë me kujdes lidhjet midis rasteve./VOA

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023