Projekte të përbashkëta Shqipëri-Izrael, ambasadori Canaj takon drejtuesit e AEJI

Carmit Lubanov, Drejtore Ekzekutive e “Association for Environmental Justice in Israel (AEJI)” dhe z. Mossi Raz, ish-anëtar i Parlamentit izraelit dhe anëtar bordi i AEJI, ‘zhvilluan një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, me qëllim njohjen me projektet e tyre në Shqipëri.

“The Association for Environmental Justice in Israel (AEJI)”, Organizata për Drejtësi Mjedisi në Izrael, është një qendër unike e dedikuar drejt zgjidhjeve mjedisore të avancuara në nivel rajonal, me qëllim reduktimin e diferencave ekonomike në grupet sociale dhe zhvillimin e mekanizmave për të fuqizuar kategoritë sociale mbi çështjet e mjedisit, përdorimin eficent të energjisë, ndryshimet klimaterike në nivelin lokal dhe rajonal.

Kjo organizatë është aktualisht në kontakte me drejtuesit e disa organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri, me qëllim aplikimin për projekte të përbashkëta në formën e granteve të BE-së, nën ombrellën e (Anna Lind Foundation).

Sipas znj. Lubanov, faza përgatitore e projektit ka qenë e suksesshme me partnerët lokalë shqiptarë, dhe parashikohet qe të mbahen 3 ditë workshop në Tiranë në Dhjetor 2019, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues nga shoqëria civile dhe Ministria e Mjedisit në Shqipëri, dhe perfaqesues te organizatave partnere”, shkruan ambasada në njoftimin e saj.

Dje, znj.Carmit Lubanov, Drejtore Ekzekutive e "Association for Environmental Justice in Israel (AEJI)" dhe z. Mossi…

Posted by Ambasada Izrael on Thursday, June 11, 2020