Memoriali i Holokaustit/ Presidenti i American Jewish Congress, Jack Rosen: Një homazh i shkëlqyer i Shqipërisë

Jack Rosen, Presidenti i Kongresit Hebraik Amerikan (American Jewish Congress), përmes një mesazhi në Twitter, ka pëshëndetur inaugurimin e Memorialit të Holokaustit në Tiranë.


Jack Rosen, Presidenti i Kongresit Hebraik Amerikan (American Jewish Congress), përmes një mesazhi në Twitter, ka pëshëndetur inaugurimin e Memorialit të Holokaustit në Tiranë, rikujtuar kontributin që ka dhënë Shqipëria në strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shqipëria përuroi një Memorial të Holokaustit në Tiranë. Një homazh i bukur për vlerën e popullit shqiptar që shpëtoi me guxim qindra jetë hebrenjsh gjatë orëve më të errëta të historisë. Punë e shkëlqyeshme miku im, Kryetari i Bashkisë (Tiranë), Erion Veliaj. Ambasada e SHBA në Shqipëri”, shkruan Presidenti i Kongresit Hebraik Amerikan.