Blerina Gjylameti: Shqipëria dhe Izraeli, marrëdhënie të shkëlqyera

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, ishte e pranishme në takim bashkë me Kreun e Grupit Parlamentar njëkohësisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe ambasadorin e Izraelit Noah Gal Gendler.


Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, ishte e pranishme në takim bashkë me Kreun e Grupit Parlamentar njëkohësisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler.

“Vlerësuam si shumë të mira marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve dhe i shprehëm ambasadorit mirënjohjen për hapin e madh të Izraelit për njohjen e Kosovës”, shkruan Gjylameti në rrjetet sociale

Ky takim i rëndësishëm preku dhe iniciativën e rëndësishme, nën kujdesin tim të veçantë për të organizuar online një konferencë ndërkombëtare të nivielit të lartë, për një çështje me rëndësi globale, siç është Antisemitizmi

Postimi i deputetes Gjylameti

Në takim bashkë me Kreun e Grupit Parlamentar njëkohësisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe ambasadorin e Izraelit Noah Gal Gendler ??

Vlerësuam si shumë të mira marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve ?? ??dhe i shprehëm ambasadorit mirënjohjen për hapin e madh të Izraelit për njohjen e Kosovës ??, e njoftuar në kuadër të Marrëveshjes së Washingtonit?? midis Kosovës dhe Serbisë. Vendosëm theksin dhe në përshëndetjen e marrëveshjeve të Izraelit për normalizimin e marrëdhënieve mes Emiratet e Bashkuara Arabe dhe së fundmi edhe me Bahrein.

?Ky takim i rëndësishëm preku dhe iniciativën e rëndësishme, nën kujdesin tim të veçantë për të organizuar online një konferencë ndërkombëtare të nivielit të lartë, për një çështje me rëndësi globale, siç është Antisemitizmi.